Nesër në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e parë të futbollit vendor në program janë dy përballje Shkëndija – Bashkimi që fillin në ora 15:30 dhe Vardari – Makedonija Gj.P që fillin në ora 19:00. Katër ndeshjet tjera të xhiros së pestë zhvillohen të shtunën dhe të dielën
Java e pestë e sezonit vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit vendor hapet me ndeshjen derbi Shkëndija – Bashkimi, që do të zhvillohet nesër me fillim në ora 15:30 në stadiumin e qytetit në Tetovës, Dy ekipet aktualisht gjenden në pjesën e epërme të tabelës ku shkëndija ka 2 fitore, një barazim dhe një ndeshje të anuluar, ndërsa Bashkimi gjithashtu ka grumbulluar 7 pikë me 2 fitore 1 barazim dhe një humbje. Interesimi për këtë ndeshje është e madhe ku dihet se në tribunat e stadiumit krahas tifozëve vendas me në krye tifo grupin Ballistët, pritet të jenë edhe tifo grupi ‘’Ilirët‘’ nga Kumanova. Sulmuesi Fiton Ademi thotë se qëllimi i ekipit tetovar mbeten tre pikët
‘’Bashkimi rikthehet pas 17 vitesh në Tetovë. Mendoj se do të jetë një ndeshje e mirë, por qëllimi jonë janë vetëm tre pikë dhe shpresoj të ia arrijmë” deklaroi futbollisti Fiton Ademi
Futbollisti Fitona Ademi për ndeshjen e nesërme ka edhe apel drejtuar tifozëve.
“Bëj apel për publikun që të vijnë në numër sa më të madh dhe të na mbështetin dhe ne ti gëzojmë me tre pikët në fushën e lojës”
Bashkimi pas plot 17 viteve si pjesë e elitës së futbollit udhëton drejt Tetovës për t’u përballur me kampionin në fuqi të Maqedonisë ekipin e Shkëndijës që është një sfidë e madhe në një ambient sfidues, ku do të luftohet për çdo top, për çdo centimetër fushe. Futbollisti tetovar i ekipit të bashkimit pret një derbi të zjart edhe pse e dinë që ekipi kuqezi është favorite
‘’Pas asaj humbjes me Strugën jemi përgatit edhe psiqikisht edhe taktikisht edhe jemi duke punua dita ditës për derbin në Tetovë. E dimë çfarë ekipi është Shkëndija , ekip favorite, por pavarësisht asaj ne jemi përgatitur maksimalisht si ekip dhe individualisht. Një derbi i madh shqiptar por prapë se prapë besojmë se ne do shkojmë për rezultat pozitiv në Tetovë’’ deklaroi Ardit Demiri
Po nesër me fillim në ora 19:00, në arenën ‘’Todor Proeski{‘’ në Shkup do të zhvillohet ndeshja e dy skuadrave shkupjane Vardari – Makedonija Gj.P. Të shtunë në ora 15:30 takohen Sileksi –Rabotniçki dhe AP Brera – Shkupi, ndërsa të dielën në ora 15:30 takohen Pelisteri – Arsimi dhe Struga Trim Lum – Tikveshi.
SHABAN SINANI – TV KOHA







