Katër skuadrat shqiptare në Europa Ligë dhe Konferencë Liga në ndeshjet e para të raundit të tretë kanë regjistruar rezultate të kënaqshme. Drita pësoi në Bukuresht nga Steaua 3-2 , Ballkani mundi Shamrok Rovers, Egntaia barazoi me Olimpijën në Lubjanë. Ndërsa Dinamo pësoi nga Hajduku në Split. Ndeshjet kthyese zhvillohen më 14 gusht.
Ndeshja në Bukurshtë mes kampionit të Rumanisë ekipit Steaua dhe kampionit të Kosovës që përfundoi me rezultatin 3-2 , dëshmo se në futboll krahas cilësisë dhe dëshirës për të fituar duhet edhe fati. Kjo u dëshmua edhe mbrëmë në Bukureshtë edhe pse Drita kishte epërsi prej dz golave na fund u deshtë që të kënaqet me disfatën e ngushtë 3-2. Për vendasit shënuan Daniel Birligea 2 gola dhe Daniel Graovac, ndërsa autor të golave për Dritën ishin dhe Veton Tusha dhe Arb Manaj. Cila ekip do të kualifikohet në raundin e katërt do të mësohet pas një jave në ndeshjen kthyese në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’ në Prishtinë
Ballkani i Suharekës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në ndeshjen e parë të raundit të tretë në Konferencë Ligë shënoi fitore minimale 1-0 kundër ekipit nga Irlanda e Veriut, Shamrock Rovers.. Autor i golit të vetë ishte futbollisti Sunday Adetunji në minutën e 56-të
Kampioni i Shqipërisë Egnatia e Rogozhinës , në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të kualifikueseve të Konferencë Ligës barazoi pa gola në Lubjanë me ekipin Olimpija . Skuadra sllovene e pati rastin më të mirë në minutën e 68-të, kur futbollisti Alex Tamm nuk arriti të shënoi nga penaltia duke gjuajt jashtë portës së majtë. Egnatia pas një jave para publikut vendas ka rast të mirë që në ndeshjen e kthimin në Shqipëri, të eliminojnë skuadrën sllovene.
Skuadra e Dinamo së Tiranë përkundër angazhimit nuk ia doli të kthehet me rezultat të favorshëm nga stadiumi “Poljud” në Split. Hajduku ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Dinamos me përmbysje , në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të UEFA Konferencë Liga. Për Hajdukun shënuan Durdov dhe Sanyang, ndërsa Bregu shënoi për Dinamon. Ndeshjet kthyese zhvillohen më 14 gusht.







