Në pritje të një mbrëmjeje spektakolare më 22 shtator, vëmendja e dashamirëve të futbollit është përqendruar te performancat që vendosin fatin e Topit të Artë 2025,pasi një muaj më herët zakonisht u publikua lista e 30 futbollistëve kandidat për meshkuj dhe femra për ta fituar trofeun prestigjioz. Në krye të listave ndodhen lojtarët më të spikatur nga ekipet që triumfuan në Ligën e Kampionëve, Paris Saint-Germain te meshkujt dhe Arsenal,te femrat. Fituesi i vitit të kaluar, Rodri i Mançester City, mungon këtë vit pas një dëmtimi të ligamentit të kryqëzuar që e la jashtë fushës për pjesën më të madhe të sezonit. Kështu, në vitin 2025 do të kemi një fitues të ri në kategorinë e meshkujve, ku favorit për këtë çmim janë Lamin Jamal, Dembele, Rafinja dhe Mohamed Sallah. Dembélé udhëheq garën pas sezonit spektakolar me PSG, duke fituar tripletën (Ligue 1, Kupa e Francës dhe Liga e Kampionëve). Barcelona, megjithë dominimin në kompeticionet vendase, kishte mangësi në Kupat evropiane, që mund të ndikojë negativisht te Yamal dhe Raphinha. Mohamed Salah me Liverpulin kishte një sezon të shkëlqyer në Premier League, por në garën për këtë çmim mund të ndikojë mungesa e trofeve në kompeticionet e tjera pritet të ndikojë. Ceremonia e Topit të Artë 2025 do të zhvillohet më 22 shtator në Paris.







