17/06/2024
18.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Fajnans think”: Më shumë se një e treta e kompanive janë përballur me rritjen e shpenzimeve për rrymë për shkak të konfliktit në Ukrainë

Për shkak të ndikimit të krizës së shkaktuar nga konflikti në Ukrainë kompanitë në Maqedoninë e Veriut kanë përjetuar rritje të shpenzimeve për lëndë të para prej 20 deri 50 për qind, ndërsa më shumë se një e treta e kompanive kanë përjetuar dyfish deri pesëfish rritje të shpenzimeve për rrymë në periudhën 2021 dhe 2022. Për rreth një të tretën e firmave, rritja e pagës minimale ishte faktor i rëndësishëm në rritjen e shpenzimeve për fuqinë punëtore.

Këto janë një pjesë e rezultateve të studimit  “Ndikimi i krizës së shkaktuar nga konflikti në Ukrainë ndaj firmave në Maqedoninë e Veriut: dëshmi nga mikroanketa” e përgatitur nga “Fajnans think” e cila mbështetet në anketën në të cilën janë përgatitur të dhënat nga 112 firma nga profile dhe sektorë të ndryshëm, gjatë prillit dhe majit të këtij viti.

Shpenzimet e fuqisë punëtore janë rritur kryesisht deri 50 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Bara nga shpenzimet e rritura të fuqisë punëtore është pak më e madhe te firmat e vogla, në krahasim me firmat më të mëdha, si dhe te eksportuesit. Për rreth një të tretën e firmave, rritja e pagës minimale ishte faktor i rëndësishëm në rritjen e shpenzimeve të fuqisë punëtore.

Sipas studimit, kompanitë kanë zbatuar disa strategji për përballje me krizën: i kanë ulur shpenzimet operative, kanë shtyrë disa investime të planifikuara, ndërsa më rrallë e përfaqësuar ishte ndërprerja e prodhimtarisë (vetëm te disa firma të bujqësisë). Që të përballen me shpenzimet e rritura të lëndëve të para, strategjia dominante e kompanive nga të gjitha madhësitë ishte rritje e çmimeve të produkteve të saja, përderisa firmat e mëdha më shpesh kanë ndërmarrë strategji për uljen e shpenzimeve të tjera.

Edhe në lidhje me rritjen e shpenzimit të energjisë elektrike, si strategji te kompanitë dominues ishte transmetimi i goditjes ndaj çmimeve të produkteve të veta. Megjithatë, theksojnë nga “Fajnans think”, firmat e mesme dhe të mëdha kanë ndërmarrë edhe hapa më strukturorë, gjegjësisht janë përfshirë në investime në kapacitete për prodhimtarinë e saj të energjisë elektrike, si dhe riorganizimin e proceseve për uljen e konsumit të energjisë. Kjo më shpesh ishte rast në industri, bujqësi dhe në sektorët e shërbimeve me pagesë të ulët.

Për përballjen me krizën energjetike, masat qeveritare janë vlerësuar në 760 milionë euro. Prej gjithsej 33 masave në dy pakot, 16 ishin të dedikuara për kompani (ose kompani dhe amvisëri).

Të fundit