15/06/2024
13.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Federata Kombëtare e Fermerëve kërkon ndalimin e importit të grurit

Federata Kombëtare e Fermerëve bën thirrje për ndalimin e importit të grurit. Nga aty pohojnë se sasi të mëdha të grurit vendor mbeten të pa blera, kurse shteti importon grurë të huaj për rezerva mallrash me çmim prej 28 denarë, 10 denarë më i shtrenjtë se i yni.
“Këtë vit kemi problem me blerjen e grurit, fermerët kanë diku rreth 10 mijë tonë grurë të pa blerë, edhe pse çmimi ka rënë, por edhe ky nuk po blihet dhe kërkojmë ndihmë nga ministria për ndalimin e importit të  grurit, në mënyrë që të mund të blihet gruri ynë.”, – deklaroi Këshilli Drejtues i Federatës Kombëtare të Fermerëve, Memet Sinani.
Fermerët, gjithashtu u ankuan se edhe pse mbjellja është në vazhdim e sipër, 30% e avansit të subvencionit nuk u është paguar.
“Ne kemi vite që luftojmë me çmimet e blerjes, me çmimet e ulëta dhe prodhimin e pakontraktuar. Ne, si federatë kombëtare e fermerëve, kemi një vit e gjysmë që po përpiqemi të krijojmë vetëm atë prodhim kontraktual, por fatkeqësisht jemi ende në fillim.”, – theksoi Stevançe Jordanoski nga Këshilli Drejtues i Federatës Kombëtare të Fermerëve.
Nikolovski: Na presin shumë sfida të tjera
Ministri Nikolovski nuk është ndalur para gazetarëve të komentojë pretendimet e fermerëve. Ai tha se po zbatojnë një reformë të madhe në bujqësi me një model të ri subvencionimi dhe mbështetjeje më domethënëse për fermerët.
“Tetëqind operator të rinj të vegjël ushqimore të regjistruara në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë,  njëqind venëtari të vogla në vetëm një vit nga 1 janari 2022 deri më 31 janar 2022 ose 240 kantina të reja familjare janë të regjistruara si rezultat i ndryshimeve në legjislacionin e këtyre rregulloreve, këtyre masave dhe politikave të cilat po rezultojnë të suksesshme.”, – u shpreh ministri i bujqësisë, Ljupço Nikolovski.
Për Federatën, një hap i rëndësishëm përpara është që fermerët femra të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për amësi.
“Për herë të parë në vitin 2023, këto gra që bëhen nëna do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për amësi.”, – theksoi kryetarja e Federatës Kombëtare të Fermerëve, Vaska Mojsovska.
“Ky është një pilot vendim, prandaj ne vazhdojmë të krijojmë politika, të krijojmë zgjidhje që do të jenë sistematike dhe me të cilat do të konfirmojmë se vërtet kemi bërë një hap drejt avancimit të të drejtave të grave.”, – u shpreh ministrja e punës dhe politikës sociale, Jovanka Trençevska.
Shitja, çmimet e ulëta të blerjes, ndryshimet klimatike janë problemet kryesore me të cilat përballen fermerët.

SEDAT SELIMI

Të fundit