05/05/2024
8.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fëmijët e moshës parashkollore edhe këtë vit do të marrin fruta nga prodhimi vendor

Fëmijët nga institucionet parashkollore do të marrin fruta të freskëta nga prodhimi vendor, si kajsi, pjeshkë, kumbulla, dardha dhe mollë gjatë pesë muajve, respektivisht çdo fëmijë duhet të marrë nga një kilogram fruta në javë. Ministrat e Punës dhe Politikës Sociale dhe të Bujqësisë, Jovanka Trençevska dhe Ljupço Nikollovski sot e kanë paralajmëruar fillimin e programit për nxitjen e konsumit të frutave të freskëta për vitin 2023, që përfshin të gjitha kopshtet për fëmijë në shtet të siguron fruta të freskëta çdo ditë, për çdo fëmijë.

Me këtë program të Ministrisë së Bujësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, do të përfshihen 38 mijë fëmijë nga të gjitha kopshtet në vend.

“Në bashkëpunim me kompaninë Novo Nordisk dhe UNICEF-in dhe pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve relevante, kemi bërë ndryshime në Rregulloren për standardet dhe normat e të ushqyerit në kopshte, të cilat parashikojnë konsum të shtuar të frutave dhe perimeve të freskëta. Pastaj, lista mujore e racioneve duhet të jetë e ndryshme çdo ditë, sepse klima jonë ka një përzgjedhje të pasur të frutave dhe perimeve, për përgatitjen e racioneve në kopshtet për fëmijë”, deklaroi ministrja Trençevska gjatë vizitës së saj në kopshtin pr fëmijë “13 Nëntori”.

Aktiviteti i radhës, siç theksoi Trençevska, është edukimi për kujdes shëndetësor dhe parandalim në kopshte dhe në mjedise familjare përmes ushqyerjes adekuate dhe korrekte. Me këtë edukim do të përfshihen të gjitha profilet profesionale – punonjës në kopshte, fëmijë dhe prindër.

Ministri i Bujqësisë informoi se në seancën e djeshme të Qeverisë është miratuar Programi për nxitjen e konsumit të frutave të freskëta për vitin 2023.

“Ky program është vazhdimësi e asaj që kemi filluar vitin e kaluar, por tani me dyfishin e buxhetit. Për këtë vit kemi ndarë 40 milionë denarë, me të cilat do të blihen 880.000 kilogramë fruta të klasit të parë, së paku 90.000 kilogramë kajsi, 175.500 kilogramë pjeshkë, 168.000 kilogramë kumbulla, 74.000 kilogramë dardha dhe 370 kilogramë molla. Çdo fëmijë do të marrë një kilogram fruta të freskëta një herë në javë. Ky është qëllimi, që fëmijët të hanë fruta të freskëta, të përshtatshme për stinën në të cilën prodhohen”, deklaroi Nikollovsk

Të fundit