13/07/2024
24.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Festat: Këtë javë tri ditë pune – sërish fundjavë e vazhduar

GJATË VITIT 2023 JANË 28 DITË JOPUNE PËR SHKAK TË FESTAVE

Këtë fundjavë për shkak të Pashkëve ortodokse pati fundjavë të vazhduar. Ditë jo pune ishin 14 Prilli – E Premtja e Madhe dhe Dita e dytë e Pashkëve – 17 Prilli, njofton KlanM.

Edhe këtë javë sipas kalendarit, do të punohet vetëm tri ditë dhe sërish do të ketë fundjavë të vazhduar.

Në këtë muaj, siç njofton KlanM, ditë jopune për të gjithë qytetarët është 21 Prilli – Dita e Parë e Fitër – Bajramit që bie të Premten.

Javën e ardhshme, në fillim të majit, sërish do të ketë fundjavë të vazhduar. 1 Maji bie të Hënën, që do të thotë se bashkë me fundjavën mund të planifikohet edhe ndonjë udhëtim i mundshëm.

Ndryshe, siç njofton KlanM, deri në përfundimin e vitit 2023, për të gjithë qytetarët e RMV-së, ditë jopune bashkë me Fitër Bajramin janë edhe 8 tjera.

24 Maji – Dita e Shën Kirilit dhe Metodit

02 Gushti – Dita e Republikës

08 Shtatori – Dita e Pavarësusë

11 Tetori – Dita e kryengritjes popullore

23 Tetori – Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase dhe

08 Dhjetori – Dita e “Shën Klimentit të Ohrit”.

Por, jo vetëm kaq. Janë edhe 17 ditë tjera jopune për qytetarët me përkatësi fetare ortodokse, myslimane, katolike, për pjesëtarët e komuniteteve shqiptarë, serbë, romë, vllehë, hebrenj, boshnjak dhe turq.

Në total, siç percjell KlanM, gjatë vitit 2023, janë 28 ditë jo pune për shkak të festave të ndryshme qofshin ato shtetërore, fetare apo kombëtare.

Të fundit