Festivali i këngës për fëmijë në gjuhën shqipe “Bilbilat e Korabit” 2024 mbajti edicionin e 14-të në sallën e koncertëve në Qendrën e Kulturës – Dibër.Në këte edicion u prezantuan 24 kompozime të reja origjinale nga interpretues dhe autorë nga republika, përkatësisht nga Dibra, Kërçova, Ohri, Kumanova, si dhe nga lugina e Preshevës, Kosova dhe Shqipëria. Në vetë festivalin, drejtori i festivalit Zinçe Mimidinoski ndau disa mirënjohje për kryetarin të Komunës së Dibrës, Dr. Hekuran Duka, Mexhit Capa, drejtor i Banjat e Dibrës Capa – Dibër, Mevaip Abdiu drejtor i TV “Koha” dhe festivalit të fëmijëve “Bletezat nga Tetova, Metush Axhami, Producent organizativ në Televizionin e Maqedonisë – TVM2, Artin Spahiu, ish drejtor i Qendrës për kulture-Dibër, Ajrije Daçi, drejtore në “Breshia” Dibër, si dhe të tjerë. Të pranishmit i përshëndeti drejtori i festivalit Zinçe Mimidinoski, kompozitor i njohur nga Dibra, i cili e bëri edhe hapjen e edicionit të 14-të të festivalit. Pas performancës së 24 kompozimeve të reja autoriale të shoqëruar nga kori i festivalit, Juria profesionale e festivalit “Bilbilat e Korabit” 2024 e përberë prej: Arta Haziri-Nuhiu nga Gjilani, Mimoza Bulku nga Peshkopia dhe Nazim Kaba nga Dibra, vëndosi fituesit e çmimeve dhe atë: Fituaes i çmimit nga Juria profesionale: Amar Telqiu më këngën “Për ty atdhe”, Fitues i çmimit nga Publiku: Dineta Abazi nga Prishtina,Fitues i çmimit për interpretim: Agnesa Çela, Fitues i çmimit për parformansë skenike: Furkan Ali, Fitues i çmimit për Debutues: Ulpiana Marku, Fitues të çmimit “Best song”: Marigona Erebara dhe Rea MimidiniFitues te çmimit “Best talent”: Eva Spahiu dhe Luana Riza,Fitues i çmimit “Junior Best talent”: Eva Spahiu dhe Luana Riza,Fitues te çmimit “Mikrofon i arte”: Aron Nuhiu dhe Lorena Ballanca.Duhet të theksojmë se të gjithë pjesëmarrësit u vlerësuan dhe morën çmimet përkatëse.Në programin e edicionin të 14-të të Festivalit të këngës për fëmijë në gjuhën shqipe “Bilbilat e Korabit” 2024, me disa pika atristike u prezentuan të rinjtë pranë çerdes “Breshia” Dibër, grupi folklorik pranë shkolës fillore “Penestia” Dibër, si dhe këngëtarja e talentuar nga Durresi, Doris Canaj.Sponsor medial, Televizioni i Maqedonisë – TVM2Moderatorе e festivalit ishte Arta Sela nga Dibra e cila viteve e kaluara ka marrë pjesë në fesvalin “Bilbilat e Korabit” 2024.Festivali u finansua nga Komuna e Dibrës dhe Banjat e Dibrës “Capa” – Dibër, u ndihmua nga Qendra për Kulturë-Dibër./ TV KOHA /

















