12/10/2024
13.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

FFM: Pezullohet stadiumi në Kavadar dhe Negotinë

Federata e Futbollit të Maqedonisë njofton opinionin se është  pezulluar  stadium në Kavadar, sipas nenit 77, 87 dhe 90 të Rregullores së Garave të FFM-së për shkak të sulmit (hedhjes e një shishe të plastikës) ndaj ndihmës gjyqtarit të dytë Goce Petrevski, gjatë së cilës ndeshja u ndërpre me  Tikveshit dhe Vardarit

Pezullimi do të zgjat deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga Komisioni Disiplinor i FFM-së dhe është në kuadër të ndeshjes së xhiros së 6-të të LPFM-së ndërmjet Tikveshit dhe Vardarit  të luajtur më 22.09.2024.

Komisioni i Garave të FFM-së sipas nenit 87 dhe 90-të të Rregullores së Garave e regjistroi ndeshjen Tikveshi – Vardari me rezutlat zyrtar 0:3.  Pas  pezullimit të stadiumit në Kavadar , ndeshjen  e  xhiros së 8-të Tikveshi  kundër Sileksit do ta zhvillon në Kërçovë

 Gjithashtu është Komisioni për gara në kuadër të FFM-s në seancë të jashtëzakonshme pas shqyrtimit të raporteve dhe incizimeve nga ndeshja në kuadër të xhiros së 6-të të Ligës së Dytë të luajtur më 25.09.2024 në stadiumin e qytetit të Negotinës ndërmjet ekipeve të Vardar Negotino – Ohrid Lihnidos për shkak të sulmit fizik nga një person jozyrtar ndaj portierit të Ohrit Lihnidos, komisioni ka marrë vendim sipas nenit 94 të Rregullores së Garave të FFM-së për PEZULLIM të stadiumit të qytetit të Negotinës. Pezullimi hyn në fuqi menjëherë./Tv Koha/ Shaban Sinani

Të fundit