24/06/2024
18.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filipçe: Aplikuam për 800 mijë vaksina kundër KOVID-19

Kemi aplikuar për vakcina kundër Kovid-19 përmes mekanizmit Kovaks, si dhe të gjitha vendet tjera në rajon, për 20 për qind të popullatës.

Ato janë 800.000 doza, për shkak se duhen nga dy doza, një dhe pas disa javëve edhe një në pajtim me njohuritë e tanishme për zhvillim të antitrupave. Siç janë tani njohuritë lidhur me përparimin, pritjet janë se vakcina do të jetë e qasshme në fillim të vitit të ardhshëm. Vaksina nuk do të jetë obligative, pasi nuk ka hyrë në kalendar, por do të ketë rekomandim të fuqishëm, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai theksoi se ky është sistem i OBSH-së dhe i Aleancës globale për vaksinim, i cili mundëson ashtu si vijnë vaksinat nga prodhuesit e ndryshëm, njëlloj të distribuohen drejt të gjtiha vendeve që kanë aplikuar për këtë mekanizëm.

Të fundit