29/09/2022
22.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filipçe: Nesër do të dihet nëse do të ketë lehtësim të masave

Në këtë moment, është shumë herët të thuhet nëse ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve dhe gjithë kjo, së bashku me kthimin e të gjitha atyre proceseve, do të varet nga rekomandimet e ekspertëve, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në paraqitjen e sotme në emisionin “Përshëndetje Maqedoni” në Kanal 5.

“Do të presim të shohim se cilat do të jenë shifrat dhe analizat gjatë mbledhjes së nesërme, cilat do të jenë rekomandimet për heqjen e masave nga fillimi i javës tjetër, rekomandimet, si rekomandime, mënyra në të cilën duhet të funksionohet në sektorë të caktuar, si operatorët ekonomikë në ato sektorë duhet ta organizojnë punën. Sidoqoftë, kur të fillojnë të gjitha këto dhe me çfarë rendi, do ta mësojmë gjatë ditës së sotme ose të nesërme, kështu që në bazë të kësaj, mund të sillen përfundime dhe plane të tjera”, tha Filipçe.

Ai theksoi se numri i testimeve për Kovid-19 është në rënie, sepse nuk ka pacientë. Filipçe paralajmëroi edhe testime të bartësve asimptomatikë të virusit, siç janë punonjësit në kopshte, në transportin publik, institucionet shëndetësore dhe grupe të tjera kritike të qytetarëve.

Ministri Filipçe theksoi se numri i të infektuarve po zvogëlohet, por pavarësisht çdo gjëje, qytetarët duhet t’i respektojnë rekomandimet. mb/

Të fundit