17/06/2024
25.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filipçe njoftoi se 200.000 vaksina kineze do të mbërrijnë më 28 prill

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se më 28 prill do të mbërrijnë 200.000 vaksina nga kompania “Sinofarm” nga Kina. Gjithashtu, më 19 dhe 26 prill duhet të arrijnë 10.000 doza të Pfizer/Biontech, transmeton Portalb.mk.

Me qëllim që vaksinimi të zhvillohet në të gjithë vendin, ai do të ketë takim me kryetarët e komunave dhe drejtorët e qendrave shëndetësore në Kumanovë, Manastir, Shtip, Kavadar, Ohër dhe Tetovë që të përcaktohet se në cilat vende, të ngjashme me sallën “Boris Trajkovski”, qytetarët do të mund të vaksinohen masivisht. Sipas disponueshmërisë së vaksinave, do të mund të vaksinohen nga 7.000 deri në 10.000 qytetarë në ditë. Filipçe pret një ritëm të kënaqshëm të vaksinimit para periudhës së verës.

Në reagim të mungesës së vaksinave për një numër të madh të qytetarëve që janë në kategori kritike, gjegjësisht me sëmundje të rralla, kanë sëmundje kronike të mushkërive, shkojnë në dializë, Filipçe bën thirrje për durim dhe mbetet i mendimit se tani për tani do të shkohet sipas planit për vaksinim sipas moshës.

Lidhur me prodhimin e vaksinës ruse “Sputnik V” në Serbi, ai thotë se nuk do të bëhet asnjë porosi, pasi ka mjaft vaksina të porositura, gjegjësisht 2.600.000, edhe atë 800.000 “Pfizer/Biontec” përmes mekanizmit Kovax dhe kontratave të drejtpërdrejta, 400.000 nga ruse dhe kineze100.000 vaksina përmes Fondit të solidaritetit të BE dhe 500.000 vaksina nga “Sinovaku” kinez, me çka do të përfundohej procesi i vaksinimit.

Duke pasur parasysh se masat kufizuese janë të vlefshme deri në 20 prill, këtë fundjavë dhe fillimin e javës tjetër situata do të monitorohet dhe, në përputhje me rrethanat, do të merret vendim nëse do të ketë relaksim të masave. Filipçe informoi se presioni mbi spitalet po zvogëlohet, ka numër më të vogël pranimesh të pacientëve, ndërsa numri i pacientëve të infektuar sot është nën 900.

Ministri i Shëndetësisë pret që në Kuvend të arrihet një konsensus për ndryshimet në Ligjin për kujdes shëndetësor, i cili parashikon që trajtimi i pacientëve kovid në spitalet private të mos kalojë 5.000 euro.

Të fundit