16/10/2024
15.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filipçe: Nuk ka kurrfarë rreziku se nuk ka aparate respiratore

Nuk ka ndonjë rrezik se nuk ka aparate respiratore. Kemi tetë prej tyre dhe deri më tani, shikuar historikisht prapa, këtu janë të kyçur qytetarë, të cilët kanë pasur komplikime nga gripi sezonal, i cili tek ne është mirë që ngadalë numri po bie, theksoi sonte ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në intervistën për NOVA TV.

“Ne kemi marrë urdhër nga Qeveria të marrim sasi plotësuese të pajisjes që tashmë e kemi filluar si procedurë, 50 aparate shtesë të arrijnë javën e ardhshme dhe 50 eventualisht nëse janë infrastrukturës aktuale siç është vendosur”, tha Filipçe.

Informoi se ka vende ku të vondosen aparatet respiratore dhe se ka edhe ekspertë të cilët mund të manipulojnë, të punojnë me atë aparate.

“Kemi bërë edhe një plan, numër shtesë të mjekëve nga specialitete tjera, nëse ka përvojë me një aparat të tillë, të aktivizohen, këtu para se gjithash mendoj në anesteziologë nga Klinika për anesteziologji, nga Klinika e neurokirurgjisë”, sqaroi Filipçe. mb/

Të fundit