20/06/2024
21.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filipçe: RO faktori ka rënë nën 1, mbetemi të kujdesshëm

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se këtë mëngjes ka pasur takim të rregullt me ​​drejtorët e klinikave, dhe kovid-qendrave në Shkup, pas çka është njoftuar se ka rënë numri i personave të shtrirë në spital si pasojë e Covid-19. Filipçe tha se ka rënë faktori i infeksionit të virusit korona.

“Ballafaqimi me këtë valë të tretë, që paraqet valë të fuqishme, është jashtëzakonisht vështirë, jo vetëm në vendin tonë, por kudo në Evropë. Sipas analizës epidemiologjike, faktori RO ka rënë nën 1 dhe shpresojmë që të mbetet kështu. Ne mbetemi të kujdesshëm, virusi është i paparashikueshëm dhe tinëzar”, ka shkruar mes tjerash ministri Filipce.

Të fundit