Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp ka thënë se në Klinikën infektive në 24 orët e fundit janë pranuar pesë pacientë, numri i përgjithshëm është 68, me fotografi të rëndë janë 20, ndërsa shtatë janë në gjendje të rëndë dhe janë në aparate për frymëmarrje, përcjell GazetaExpress.
“Në Klinikë janë pranuar një nënë nga Koçani dhe foshnja katër muajsh, të cilët për momentin janë në gjendje stabile”, tha Filipçe./GazetaExpress/B.Lika/