06/10/2024
12.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filloi fushata për zgjedhjet presidenciale, që do të mbahen më 24 prill

Në mesnatë filloi fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale të caktuara për 24 prill. Fushata do të zgjatë deri në mesnatë më 22 prill. Në ditën e parë të fushatës disa nga kandidatët paralajmëruan promovimin dhe prezantimin e programit zgjedhor dhe hapjen e shtabeve zgjedhore.

Kandidati i BDI-së, Bujar Osmani fushatën zgjedhore do ta fillojë me konferencë për shtyp në ora 11:00 para vilës presidenciale në Vodno.

Në Shkup sot do të promovohet Shtabi zgjedhor i kandidatit për president të LSDM-së dhe Koalicionit, Stevo Pendarovski.

Sonte në ora 20:00, karavani zgjedhor i Pendarovskit do të ketë tubim qendror në Prilep. Kanadidati për president Pendarovski do
t’i vizitojë komunat Krivogashtani dhe Krushevë.

Kandidati për president nga Lëvizja ZNAM-Për Maqedoninë tonë, Maksim Dimitrievski fushatën do ta fillojë nga Krusheva, ku në ora 13:00 do ta prezantojë programin e titulluar “Manifest për Maqedoninë”.

Kandidatja presidenciale e Së Majtës, Biljana Vankovska do ta prezantojë programin në konferencë për shtyp.

Sipas shortit të KSHZ-së, presidenti aktual dhe kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski do të jetë i pari në fletvotim.

E dyta është Gordana Siljanovska Davkova, kandidate e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, i treti është Stevço Jakimovski nga GROM. Në vendin e katërt është Bujar Osmani nga BDI, e pesta është Biljana Vankovska Cvetkovska nga E Majta, i gjashti Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët dhe Koalicoini VLEN dhe i shtati është Maksim Dimitrievski, kandidat i ZNAM.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 8 maj, së bashku me zgjedhjet e 11-ta parlamentare pas pavarësisë së vendit.

Të fundit