29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filloi manifestimi Ditët e Ëmbla në Tetovë | VIDEO

Qyteti i Tetovës është nikoqir i panairit dyditor të mjaltit me moton “Ditët e ëmbla të Tetovës”.

Ky panair organizohen nga Shoqatat e bletarëve “Qyteti i Bletëve dhe Mjalti i Pollogut”. Me këtë rast është bërë edhe shpërndarja e medaljeve për fituesit në Garat e katërta ndërkombëtare për kualitet të mjaltit “Tetovo Honey Award” ku morrën pjesë 275 bletarë nga 21 shtete të ndryshme prej tre kontinenteve.

Në këtë panair pjesëmarrës ishte edhe zëvendësministri i Bujqësisë Abdylshyqyr Abedini. Ai tha se edhe këtë vit, kjo ministri përkrah panairin e mjaltit Ditët e ëmbla të Tetovës dhe Garat për kualitet të mjaltit.

Ndërkaq, këtë vit në treg është edhe një mjaltë jo e zakonshme, respektivisht me copëza ari. Kjo mjaltë tashmë prodhohet në Shqipëri në kompaninë Morava.

Prodhuesit e mjaltit nga rajoni I Tetovës theksojnë se gjithnjë janë të varur nga kushtet klimatike për që të qenë mjalta më cilësore dhe të ketë më shumë sasi.

Panairi me moton “Ditët e ëmbla të Tetovës”, që mbahet në sheshin Iliria do të jetë I hapur edhe gjatë ditës së nesërme. Marrin pjesë bletarë nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Serbia, Mali I zi dhe Turqia.Të prqanishmëve me fjalë rasti u drejtuan edhe përfaqësues të Shoqatës së Bletarëve nga Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Mali i zi.

Këtë vit, këshilli organizativ ka ndarë dekoratë edhe për personalitete që kanë dhënë për bletarinë.Këtë vit, dekorata morrën Zehra Musliu dhe Hrisulla Kipirijanovska.

Të fundit