25/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pesë ditë kërkime, asnjë gjumë nga i riu kumanovar | VIDEO

Po kalon edhe dita e pestë, që kërkohet 22 vjeçari Erdan Ramadani nga Kumanova në ujrat e lumit Vardar. Krahas angazhimit të institucioneve, sot në teren është vërejtur edhe numër i madh i vullnetarëve, respektivisht qytetarëve nga rrethina e Tetovës dhe Kumanovës.

Vullnetarët që janë angazhuar kanë edhe dyshimet e tyre, kurse kanë vërejtje edhe për pastërtinë e Lumit që ka shumë mbeturina.

Ndërkohë, pritet që kërkimet të fokusohen nën urën e lumit Vardar në Zhelinë, ku dyshimet janë se mund të ndodhet trupi i të riut kumanovar. Pritet që të bëhet ndërhyrje edhe në rrjedhën e lumit.

I riu kumanovar më datë 27 shtator , rreth orës 11:30, me automjetin tip “ Golf katër ” me targa të Kumanovës ka dalë nga autostrada dhe ka përfunduar në lumë.

 

 

Të fundit