10/05/2024
11.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filloi regullimi i rrugës tek Kazerma në Tetovë

Disa herë ishte premtuar se kjo rrugë do të ndërtohet por gjithnjë ishte lënë në harresë.  Shpesh herë ishin ndarë edhe mjete për realizimin e së njejtës por shkaku I procedurave të shpronësimit kanë lënë rrugën në gjendjen të mjerueshme.Bëhet fjalë për rrugën tek kazerma e qytetit ku janë dhjetëra shtëpi por pa rrugë të asfltuar.Në ndërkohë, tashmë
punimet kanë filluar dhe pritet që për tre muaj të përfundojnë dhe rruga të jetë e gatshme për banorët e kësaj lagje, por njëkohësisht duke e ulur frekuentimin edhe në rrugën tjetër për tek stadiumi. Kosotoja e rrugës është 200 mijë euro dhe gjatësia është 400 metra. Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami tha se me regullimin e kësaj rruge lehtësohet
dukshëm komunikacioni.
Sipas informacioneve të komunës së Tetovës, në atë pjesë ku është bërë shpronësimi, rruga do të jetë me dy korsi, kurse në atë pjesë ku nuk është bërë shpronësimi, rruga do të jetë me një korsi.Ndryshe, bëhet fjalë për një lagje kryesisht të re, e cila është populluar pas viteve të 90-ta dhe që atëherë e këndej kjo rrugë nuk është rregulluar asnjëherë dhe gjithnjë banorët kanë lëvizur në rrugë me baltë dhe pluhur. Në vitin 2019 kishte përfunduar asfaltimi i rrugës nga kazerma e deri tek stadiumi i qytetit në Tetovë, apo rrethrrotullimi që lidhet me rrugën Tetovë-Jazhincë por kjo rrugë mbeti e paasfaltuar, në vazhdim ju sjellim edhe postimin e plot të kryetarit të komunës z.Bilall Kasami .TV KOHA

Të fundit