27/04/2024
15.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shkëndija shënon fitore kundër Makedonija Gjorçe Petrovit

Kuqezinjtë fitojnë 1:0 në transfertën me Makedonija Gjorçe Petrov në duelin e
parë zyrtar të vitit 2024, duke i mundësuar trajnerit Jeton Beqiri debutim të
suksesshëm në rikthimin e tij në bankinën e Shkëndijës. Një gol i Totres nga
penaltia në minutën e 29-të rezultoi vendimtar për triumfin e 11-të sezonal. Me
mungesa si Adili e Dita trajneri Beqiri si partner i Cakes në mbrojtje i dha mundësi
nga fillimi të debutojë në një ndeshje zyrtare 18-të vjeçarit, Anes Meliqi, derisa
debutoi si startues edhe mbrojtësi i djathtë Kocev. Në një terren të papërshtatshëm
për lojë Shkëndija u vendos e kujdesshme, pa agresivitetin zakonshëm nga
ndeshjet kontrolluese, mirëpo me kontroll të plotë të lojës në fushë. Ndërtimi
gradual i lojës solli efekt në minutën e 29-të kur Totre fiton penalti pas duelit me
Stoilovin, derisa kapiteni ishte i saktë nga pika e bardhë duke shënuar për 1:0.
Paraprakisht Velkoski kishte tentim për vendasit, mirëpo pa shqetësuar seriozisht
Taleskin. Në pjesën e dytë vendasit provuan të vendosen më lartë në kërkim të
barazimit, por Shkëndija menaxhonte gjërat pa u rrezikuar në asnjë moment. Në
fund goli i Totres mjaftoi për tre pikë.Trajneri Jeton Beqiri ka vlerësuar qasjen e
futbollistëve dhe menaxhimin për të fituar ndeshjen.
Pas ndeshjeve tw djeshme Shkupi merr kryesimin e kampionatit, pasi
Struga Trim Lum humbi dy pikë kundër Rabotniçkit. Struga me 40 pikë
është në vendin e dytë kurse në vendin e tretë renditet Shkëndija me 38
pikë.TV KOHA

Të fundit