22/07/2024
22.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fillon llogaritja dimërore e kohës

Prej sot fillon llogaritja dimërore e kohës, gjegjësisht akrepat e orës në orën 3 pas mesnate do të zhvendosen një orë prapa.

Qeveria vendosi të mbajë sistemin aktual të llogaritjes së kohës pas analizave të bëra, nëse do të vazhdojë me llogaritjen verore të kohës. Ministria e Ekonomisë ishte obliguar të bënte të gjitha analizat e nevojshme për të parë nëse do të ishte e mundur kursimi i energjisë elektrike dhe ngrohjes qendrore nëse do të mbetej llogaritja verore.

“Nga llogaritja e treguar për ngrohjen e kërkuar dhe nga analiza e ndryshimeve të temperaturave të jashtme në nivel kohe, është vërejtur se mbajtja e llogaritjes verore të kohës do të shkaktojë rritje të konsumit të energjisë ngrohëse nga 1,5 në 3,5 për qind për sezonin e ngrohjes. Sipas analizave të bëra të lëvizjes së temperaturave në orët e mëngjesit dhe llogaritjeve për ngrohjen e nevojshme për ngrohje, është konstatuar se me kthimin në llogaritjen dimërore të kohës do të kursehet konsumi i energjisë elektrike dhe ngrohjes”, njoftuan të martën nga Qeveria.

Llogaritja dimërore e kohës fillon çdo fundjavë të fundit në tetor dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit të vitit pasardhës, kur fillon sërish llogaritja verore e kohës.

Të fundit