25/06/2024
17.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fillon regjistrimi në shkollat e mesme

Regjistrimi në vitin e parë të në shkollat e mesme në vitin shkollor 2021/2022 fillon sot. Sipas Konkursit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në shkollat e mesme publike ka 30.053 vende të lira në 913 paralele në 109 shkolla të mesme.

“Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve bëhet sipas orarit nga ana e shkollës. Në afatin e qershorit ka tre regjistrime edhe atë më 14 qershor, 15 dhe 16 qershor shkollat do t’i marrin regjistrimet nga ora 7:00 deri në ora 19:00 dhe më 17 qershor nga ora 7 deri në ora 15:00. Listat e rezultanteve do të publikohen më 17 qershor pas orës 16:00”, thonë nga MASH.

Ata sqarojnë sebparaqitja e dytë do të ndodhë më 23 dhe 24 qershor, ndërsa paraqitja e tretë më 30 qershor.

Ndryshe, 19.602 vende në shkollat e mesme janë në arsim profesional në 604 paralele, 9.361 ka në gjimnaz në 274 paralele dhe 1.190 vende në 35 paralele tek artet, akademi sportive dhe gjimnaz sportiv.

Të fundit