04/05/2024
8.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fillon trajnimi për zbatimin programeve të reja mësimore për klasën e parë dhe të katërt

Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot do të organizojë trajnim të dedikuar për trajnuesit të cilët duhet t’i përgatisin mësimdhënësit se si t’i zbatojnë programet e reja mësimore për klasën e parë dhe të katërt, në të cilat nga viti shkollor 2021/2022 duhet të fillojë zbatimi i Konceptit të ri për arsim fillor. Në ngjarje do të marrë pjesë ministrja resore, Milla Carovska.

Programet mësimore janë përpunuar nga grupe pune në të cilat, krahas këshilltarëve të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, morën pjesë edhe profesorë universitarë dhe praktikantë – mësimdhënës të arsimit fillor të zgjedhur në thirrje publike. Janë përpunuar në bazë të standardeve kombëtare të bazuara në kompetenca dhe fokusohen në rezultatet e mësimit, stimulojnë mësimin duke e zhvilluar mendimin kritik dhe kreativitetin.

Sipas MASH, programet mësimore do të sigurojnë shqyrtim më të madh në integrimin, gjegjësisht realizimin e temave të ngjashme të lëndëve të ndryshme mësimore gjatë një klase, me qëllim që të sintetizohen perspektiva të ndryshme për lëndën.

Të fundit