17/06/2024
17.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

LSDM: KONFIRMOHET – PAS PROTESTAVE QËNDRON GRUEVSKI

Publikimet e të arratisurit në Budapest, Nikola Gruevskit, tregojnë se pas protestave të së dielës për të mbrojtur dhunën, përpjekjet për grushtet, për mbrojtje të tentativave për vrasje të deputetëve, gazetarëve dhe punonjësve të Kuvendit, qëndron pikërisht Gruevski – thuhet në reagimin e socialdemokratëve lidhur me parlajmërimet për protestën e nesërme të opozitës.

“Protestat e nesërme në organizim të VMRO-DPMNE-së, për mbrojtje të personave të dënuar për terrorizëm tregojnë se Hristijan Mickoski është vetëm vegël, ekzekutor I dëshirave të Gruevskit. Përkundër gjashtë disfatave në zgjedhje, Mickoski, nuk mori mësime dhe nuk e kuptoi se populli nuk dëshiron politikanë që janë në mbrojtje të krimit, se populli nuk e jep besimin për politikanë që punojnë në dëm të tyre dhe vendit” – thonë nga LSDM-ja. /KlanMacedonia

Të fundit