27/07/2024
23.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Finance Think: Gjendja momentale me financat e pensioneve nuk lejon rritjen e pensioneve

Situata momentale me financat e pensioneve nuk lejon rritje të pensioneve përtej harmonizimit të parashikuar ligjor e cila mjafton për të ruajtur standardin jetësor të përfituesve në kushte të rritjes së çmimeve, porosisin nga Finance Think.

Rritja e pensioneve, sidomos rritja përtej harmonizimit të parashikuar ligjor me rritjen e kostos së jetesës dhe pagës mesatare, siç theksojnë ata, duhet parë nga prizmi i makro-stabilitetit të financave të pensioneve, veçanërisht nëse Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor mund që pa probleme në likuiditetin të paguajë detyrimet e ndërmarra ndaj pensionistëve tani dhe në të ardhmen.

Ata theksojnë se, sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), pensionistët kanë një shkallë të varfërisë prej 7 për qind e cila është dukshëm më e ulët se shkalla e përgjithshme e varfërisë prej 21.8 për qind dhe më e ulët në krahasim me grupet e tjera shoqërore, si fëmijët me 30.3 për qind, prindërit vetëushqyes 41.6 dhe familje më e gjerë 45.6 për qind. Njerëzit mbi 65 vjeç që jetojnë të vetëm, shtojnë ata, kanë një shkallë varfërie prej vetëm 4.1 për qind.

Me reformën e sistemit të pensioneve nga viti 2019, e cila, siç thonë ata, ndër të tjera, nënkupton rritje të butë të normës së kontributeve pensionale në dy vite radhazi, rruga e paqëndrueshme e FSPIMV u ndal dhe pjesa e buxhetit në totalin e të ardhurave filloi të zvogëlohej dhe për momentin është një e treta.

Nga Finance Think theksojnë se intensifikimi i kërkesave nga grupe të ndryshme shoqërore për rritje të të ardhurave – paga, pensione etj., është e ndikuar nga rritja e shpenzimeve të jetesës gjë që është një kërkesë

Të fundit