17/06/2024
23.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sot seanca plenare për ndryshimet kushtetuese, pushteti dhe opozita me qëndrime të pandryshueshme

Sot në Kuvendin e RMV-së duhet të fillojë seanca e 123-të plenare, ku e vetmja pikë e rendit të ditës është Propozimi për qasje në ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Seanca është caktuar për në orën 11:00.

Sipas Rregullores së Kuvendit, debati zgjat maksimumi dhjetë ditë pune dhe nëse ndodh kështu duhet të përfundojë më 31 gusht.

Gjatë debatit, një deputet mund të flasë disa herë për gjithsej 20 minuta, dhe koordinatori i një grupi parlamentar gjithsej 30 minuta. Përfaqësuesi i propozuesit në kërkim mund të flasë disa herë, por jo më shumë se 30 minuta në total. Vendimin për aderim në ndryshimin e Kushtetutës e merr Kuvendi me shumicë prej dy të tretave të numrit të përgjithshëm të deputetëve, pra me 80 vota.

Qeveria dhe opozita mbeten në qëndrimet e tyre. Për LSDM-në ndryshimet kushtetuese janë imperativ për qytetarët dhe zgjedhje mes “Maqedonë evropiane” apo izolim të shtetit, ndërsa opozita OBRM-PDUKM qëndron në qëndrimin e saj që të mos i mbështesë ndryshimet e Kushtetutës në këtë format, siç thonë ata, diktatit bullgar dhe kërkojnë zgjedhje te parakohshme.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje tha se shumica e dy të tretave është e nevojshme për vazhdimin e integrimeve evropiane të vendit, e jo për mbijetesën e Qeverisë. Zgjedhjet, sipas kryeministrit, nuk janë zgjidhje në këtë moment.

Ndryshe, më 25 korrik u mbajt seanca e Komisionit Parlamentar për Çështjet Kushtetuese, në të cilën u votuan dy konkluzione, përkatësisht qasja në amendamentin e Kushtetutës dhe përgatitja e projekt-amendamenteve për ndryshimin e Kushtetutës. Të dyja konkluzionet u miratuan me dhjetë vota “pro” dhe shtatë vota “kundër”.

Të fundit