02/05/2024
10.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Finlandë/Kovid-19: Helsinki do të jetë qytet i izoluar për të parandaluar pandeminë

Kryeministrja finlandeze Sana Marin mbrëmë njoftoi se kryeqyteti, Helsinki dhe zona rreth tij do të izolohej nga pjesa tjetër e vendit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Zona e kryeqytetit është epiqendra më e madhe e Kovid-19 në Finlandë.

“Hyrja dhe dalja nga kryeqyteti do të ndalohen për qytetarët prej nesër deri më 19 prill”, theksoi Sana Marin në konferencë për shtyp. Megjithatë, ajo saktësoi që të gjithë kishin të drejtë të kthehen në shtëpitë e tyre.

Në kryeqytet, ku janë regjistruar më shumë se 500 raste me Kovid-19, jetojnë 1,7 milion njerëz, që është ekuivalent me një të tretën e popullsisë së vendit. Në atë vend janë regjistruar gjithsej 880 raste dhe tre të vdekur si rezultat i pandemisë.

Vetëm pacientët me rrezik të lartë testohen në Finlandë. Autoritetet thonë se numri i tyre i saktë mund të jetë deri 30 herë më i lartë. bs/bsh/

Të fundit