Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski sot në mesditë do të ketë fjalim vjetor në Kuvend.
Fjalimi i shefit të shtetit është konform me nenin 85 paragrafi 1 i Kushtetutës ku ai i informon deputetët për çështje në kompetenca të tij dhe është e vetmja pikë e rendit të ditës të seancës së 134-të parlamentare.
Fjalimi i Pendarovskit në Kuvend është i fundit në mandatin e tij.
Pas fjalimit të Pendarovskit, nëse në Kuvend do të ketë kuorum, madje mund të mbahen vazhdime të seancave për të cilat ka kushte për këtë.
Fjalimi do të transmetohet drejtpërdrejt në profilin në Fejsbuk dhe në kanalin në Jutjub të presidentit Pendarovski.