28/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Flamuri shqiptar në kangjellat e oborrit bëhet problem në shkollën greke, si u ngritën ‘në protestë’ nxënësit dhe prindërit

Një ‘incident’, sipas mediave greke, ka ndodhur në një shkollë në Argallasti në Pelion të Greqisë mëngjesin e djeshëm.

Një nxënës i kësaj shkolle ka varur flamurin shqiptar në kangjellat e oborrit dhe ky akt i tij ka shkaktuar reagimin e shokëve të klasës. Disa nxënës e çuan te drejtori i shkollës, ndërkohë reagime të shumta ka pasur dhe nga prindërit, të cilët janë njoftuar për ngjarjen.

Dje është mbledhur këshilli i shkollës nën kryesimin e kreut të Drejtorisë së Arsimit të Mesëm të Magnezisë, z.Sokratis Savelidis. Sipas informacioneve, nxënësi është shprehur se është penduar për veprimin e tij, nuk ka dashur të ofendojë simbolin e vendit dhe gjithçka është bërë me shaka.(BalkanWeb)

Të fundit