Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person është lënduar si pasojë e rënies së kulmit nga ndërtesa e Komunës së Prishtinës në Arbëri.
Siç njofton Policia, viktima ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e objektit.
Gruaja e lënduar është dërguar për trajtim në QKUK.
Rënia e kulmit të objektit të Komunës, flasin nga QKUK-ja për gjendjen e vajzës që u lëndua
“Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën “Nora e Hotit” në Prishtinë, një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër, e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për Reporteri.net.