13/07/2024
24.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vrasja për sherrin në “Tik Tok”/ Gramsh, mbahet zi në shkollën e adoleshentit që humbi jetën

Prindërit, familjarët, të afërmit, shokët e shoqet e klasës vajtojnë sot për ndarjen e paparitur nga jeta të 16-vjeçarit, Fation Bici, i cili u vra me thikë drejt e në zemër ditën e djeshme, pak minuta pasi doli nga shkolla.

Fationi humbi jetën, dje vetëm pak minuta pasi doli nga shkolla kur një grup adoleshentësh katër ( të arrrestuar tashmë) i bën pritë kushëririt të tij Marko Liçi për një mosmarrveshje në rrjetet sociale që e kishte zanafillen disa javë më parë.

Pamjet nga klasa e Fationit të këpusin shpirtin. Në një cep të klasës janë atletet e Fationit.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Shkolla 9-vjeçare “Asllan Shahini”, ku adoleshenti studionte. Përmes një postimi në rrejtet sociale të tronditur nga kjo ngjarje shkolla thotë se Fationi u ndodh rastësisht aty dhe se u përpoq që të ndante bashkëmoshatarët që po konfliktoheshin. Ai nuk ishte pjesë e sherrit që kishte nisur para disa kohësh në rrjete sociale, por ishte kushëriri i tij, Marko Liçi i cili mbeti i plagosur në këtë ngjarje.

Më tej shkolla sqaron se para se Fationi të largohej nga ambientet e shkollës ai ishte interesuar për motrën e tij të vogël në klasën e 6 , nëse ajo ishte larguar për në shtëpi apo jo.

Postimi i plotë:

Jemi thellësisht të tronditur,nga ngjarja e rendë që ndodhi sot në qytetin tonë,në të cilën humbi jetën Fationi,nxënës në klasën e IX.

Fationi mbaroi mësimin,si çdo ditë tjetër,u interesua duke pyetur rojen e shkollës, se a ishte larguar nga shkolla motra e tij më e vogël,nxënëse në klasën e IV,e pasi u sigurua se ajo ishte larguar,u nis për në shtëpi. Në mes të lagjes,në mes të ditës,moshatarë të tij,nxënës edhe këta nga shkolla e fshatit Drize,konfliktuohen për biseda banale në rrjetet sociale,dhe konflikti kthehet në tragjedi…

Fationi u ndodh rastesisht aty, duke mos qënë ai pjesë e konfliktit në rrjetet sociale,por një i afërmi i tij.Ai u përpoq t’i ndante në grindje e sipër,por përfundoi viktima e këtij sherri banal.
Fationi u nis sot drejt Parajsës… Do na mungosh të gjithëve,Fation i dashur!
Të qoftë dheu i lehte,o engjëll!

/AlbEu.com/

Të fundit