27/04/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

FRASH Tetovë: Edhe në Shkurt, Komunën e Tetovës e gjen bora në befasi!

Fshatrat e Malësisë Tetovës janë të bllokuara totalisht për lëvizje si pasojë e rreshjeve të borës, ndërsa institucionet ende nuk e kanë pastruar të njejtën! I bëjmë apel Kryetares së Tetovës znj.Teuta Arifi që urgjentisht të intervenoj me makineritë për pastrimin e borës sepse këta banorë janë të lënë pas dore nga Komuna edhepse prej Malësisë e fitove mandatin e dytë si kryetare. E nderuara Teuta Arifi, kur vijnë zgjedhjet nuk ke turp të shkosh derë më derë e të kërkosh votën e tyre dhe pasi ua merr votën i harron nuk të intereson se ka njerëz atje, prandaj urgjentisht bashkë me stafin tënd dil edhe ti shifi se me çfarë vështirësi përballen këta banorë të mjerë mos i shif vetëm si votë po shifi si njerëz!
Më të bllokuar janë fshatrat Brodec,Veshallë e Bozofcë, ku dendësia e borës arrin diku afër 130 cm , duke pasur parasysh se në këto fshatra ka fëmijë, pleq , gra të cilët kanë nevojë edhe për shërbime mjekësore.

Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët, dega Tetovë

Të fundit