Nga dita e mërkurë, pishina e qytetit që gjendet afër qendrës sportive do të jetë e lirë për qytetarët, meqë përfundon viti shkollor 2025-2026. Drejtori i pishinës Muhamet Avzija thotë se pishina do të jetë e hapur çdo ditë deri në ora 16 ndërsa ditëve të fundjavës deri para mesnate. Çmimi për person është 150 denarë ndërsa Avzija u bën thirrje prindërve që vijnë me fëmijë të vegjël të kujdesën për ta gjatë qëndrimit në pishinë.
MUHAMED AVZIJA – Drejtor i Pishinës
Ai u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë interesim të vijnë për të vizituar dhe notuar në këtë pishinë ndërsa thotë se të gjitha grupmoshat janë të mirëseardhura.
MUHAMED AVZIJA – Drejtor i Pishinës
Pastërtija dhe cilësia e ujit janë të garantuara ndërsa filtrat dhe sistemi i pastrimit të ujit është një nga më të avansuarit në treg, shton drejtori Muhamed Avzija.
MUHAMED AVZIJA – Drejtor i Pishinës
Terminet për gjininë femërore janë dy ditë në javë, edhe atë ditën e mërkura dhe ditën e shtunë nga ora 9 në deri në ora 12 . Gjithashtu, të interesuarit që duan të rrezervojnë të gjithë pishinën, një orë çmimi është 3000 denarë./Tv Koha/







