17/05/2024
19.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fronti Europian në Prespë/ Ahmeti: Fronti Europian dinë vetëm të fitojë

Ali Ahmeti para të pranishmëve tha se Frontin Europian e kemi për detyrë që ta ushqejmë me ide ngado që janë shqiptarët dhe të punojnë bashkë.

I dëgjoj deklaratat e Mickoskit dhe Gordanës që kërkojnë 61 mandate, që kërkojnë të kthejnë supermadhësinë, që kërkojnë majorizimin, të kthejnë dhe mbisundojnë mbi komunitetet tjera. Ju çoj porosi kësaj klase politike që majorizimin, mbisundimin dhe përbuzjen e komuniteteve UÇK-ja e ka varrosur në Ohër bashkë me shovinizmin dhe irredentizmin, se nuk ka kthim pas. Unë nuk flas për numra, Fronti din vetëm të fitojë dhe ecje përpara dhe nuk ka se si të mos fitojmë sepse asnjë objektiv nuk e kemi humbur. Këtë front e kemi për detyrë ta ushqejmë me ide dhe me afërsi, ngado që të jeni dhe punoni bashkë, sepse shqiptarët historikisht të huajt i kanë ndarë dhe përçarë dhe i kanë shfrytëzuar për të coptuar tokat shqiptare. Prandaj, të mësojmë nga e kaluara, nga historia jonë e hidhur që të ndërtojmë histori më të fortë dhe më të re, tha Ahmeti.

Bujar Osmani nënvizoi se gjendet në një prej misioneve më fisnike që Fronti Europian i’a ka besuar.

Prezenca juaj këtu është mbështetja dhe respekti më i madh për mua në këtë kandidaturë. Në këtë fushatë nuk kam folur për veten edhe pse është e zakonshme kandidatët të flasin se kush janë, por kolegët më kanë vlerësuar dhe nëse nuk ju kam bindur me punën time ashtu siç jam i përkushtuar me disciplinën e punës, mendoj që kam treguar se mund të bëj detyrën e presidentit. Një prej misioneve më fisnike që Fronti Europian më ka përcaktuar të jem bartës i procesit, është çështje që ëndëra e secilit njeri në vend të bëhet realitet pavarësisht përkatësisë etnike, u shpreh Osmani.

 

 

Të fundit