25/10/2024
17.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

FUTBOLL: KF BESA E PËRGATITUR PËR NDESHJEN KUNDËR AP BRERA

Debutuesi në elitën e futbollit vendor Besa e Dobërdollit, pauzën dy javore e ka shfrytëzuar përgatitje sa më cilësore si dhe për evitimin e gabimeve eventuale. Trajneri Aleksandar Tanevski pas stërvitjes së sotme ekskluzivisht për Televizion Koha deklaroi ALEKSANDAR TANEVSKI – TRAJNER I KF BESA DOBËRDOLL “Epo mirë pas pauzës dy javore patëm kohë të mja+ueshme të konsolidojmë radhët. At që ishte mirë ta mbajmë, at që ishte nega3ve ta përmirësojmë. Patëm një ndeshje miqësore ku u dhamë rast atyre futbollistëve të cilët nuk kishin minutash të mjaftueshme në katër ndeshjet e para. Dhe shpresoj se të përgaditur udhëtojmë në Strumicë me ekipin Brera të cilën e respektojmë, tani kanë edhe trajner të ri dhe sigurisht edhe ata kanë dëshirë për fitore. Por na gjithmonë shkojmë për tre pikë“-Kapiteni Armend Alimi si gjithmonë është ai që motivon bashkë lojtarët e vet para çdo ndeshje kampionate. Ai u shprehë se ekipi maksimalisht ka shfrytëzuar pauzë dhe në Strumicë udhëtojnë për fitore kundër ekipit AP Brera.ARMEND ALIMI – KAPITEN I KF BESA DOBËRDOLL “Mendoj se kemi shfrytëzuar këtë pauzë për të pushuar dhe për tu freskuar dhe për tu përgaditur fizikisht dhe psiqikisht për ndeshjen që na pret. Është një ndeshje e vështirë, e dimë ato kanë një seri të keqe të rezultateve mirëpo kanë kualitet dhe ne e kemi marrë shumë seriozisht këtë ndeshje. Shpresojmë që të paraqitemi sa më mirë“. Kujtojmë se klubi i futbollit Besa në katër xhirot e zhvilluara deri më tani ka një &tore, një barazim dhe dy humbje duke grumbulluar katër pikë.Tv Koha

Të fundit