24/06/2024
18 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gagovski: Spekulimet për rrezik nga rrjeti 5G janë marrëzira dhe të pakuptimta pa konfirmim shkencor

Të pakuptimta dhe marrëzira pa asnjë konfirmim shkencor janë spekulimet për rrezikun nga rrjeti 5G, thotë ish njeriu i parë i zyrës së “Majkrosoftit” në vend drejtori i “PrimAps”, Ilijanço Gagovski, duke shtuar se ky rrjet ka rrezatim jo-jonizues dhe nuk mund të ndikojë keq në shëndetin e njerëzve.

“5G është gjenerata e pestë, trashëgimtare e G4. G5 është gjenerata e pestë e teknologjive komunikuese pa tel. 5G do të shfrytëzojë një pjesë të frekuencave aktuale të cilat shfrytëzohen edhe me G4 gjegjësisht 900 megaherc, 1.800 megaherc, 2,6 gigaherc dhe 3,5 gigaherc. Shtesë do të shfrytëzojë edhe rreth 24 gigaherc, 28 gigaherc dhe 40 gigaherc, më i shfrytëzuar do të jetë ai rreth 26 gigaherc. Frekuencat më të larta për të cilat flitet janë 81 dhe 86 gigaherc, por ato me siguri nuk do të jenë meinstrim”, deklaroi Gagovski për “Brifingun e mëngjesit” në “Slobodna TV”.

Gagovski, i cili ka më shumë se 23 vjet përvojë profesionale në industrinë TI, thotë se për dallimi nga rrezatimi jonizues i cili ka energji të mjaftueshme të shpërbëjë një elektron nga ndonjë atom ose molekulë dhe kështu të “jonizohet”, i cili mund të ketë efekte të dëmshme për shëndetin e njeriut dhe madje edhe kancer, rrezatimi jo-jonizues nuk ka energji për të shpërbërë një atom ose molekulë.

“Kjo do të thotë se (rrezatimi jo-jonizues) nuk mund të prish një lidhje kimike të molekulës të ADN-së dhe nuk mund të shkaktojë kancer. Rrezatimi jo-jonizues do të thotë “mos keni dert”, shton Ggaovski.
Ai potencon se rrezatimi jonizues fillon nga fundi i pjesës ultravioletë i spektrit, menjëherë nën rrezet X. Gagovski sqaron se rrjeti 5G do të rrezatojë në 40 gigaherc apo në pjesën e “pasqyrës e cila quhet mikrovalë, gjegjësisht në pjesën e thellë të spektrit i cili është jo-jonizues.

“Tani do të rritet frekuenca, por ajo mbetet në klasin e njëjtë të rrezatimit. Do të thotë nuk ka rrezik”, shton Gagovski.

Pasi ditëve të fundit në rrjetet sociale janë paraqitur informacione të rreme se “Telekomi i Maqedonisë” e ka aktivizuar rrjetin 5G provë dhe se ka ndikim negativ ndaj shëndetit të qytetarëve, reagoi kompania, duke përgënjeshtruar pohimet e tilla.

“Pa dëshmi dhe fakte dhe përmes shpërndarjes së lajmeve të rreme dhe shkrime të vjetra mediatike nga viti 2018 dhe 2019 në kontekst të gabuar, janë krijuar fushata negative dhe të pavërteta për rrjetin 5G dhe po përhapet panik e panevojshme në kushte kur duhet të qëndrojmë të qetë”, kumton Telekom.

Të fundit