25/04/2024
3.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gara presidenciale Biden-Trump, përplasje dhe protesta në gjithë vendin

SHBA “në këmbë”! Amerikanët kontestojnë rezultatet

Në shtetet ku vijon numërimi i rezultateve kanë shpërthyer protesat dhe demostratat.

Protestuesit bëjnë thirrje për një numërim të plotë të votave, ndërsa grupe më të vogla mbështetëse të presidentit Trump janë grumbulluar në Miçigan dhe në Arizona.

Në New York policia ka arrestuar dhjetra persona pasi u përpoqën të digjinin koshat e plehrave dhe janë përleshur me policinë.

Protestuesit marshuan gjithashtu në Çikago, Los Anxhelos, Seattle, Hjuston, Pittsburgh, Minneapolis dhe San Diego.

Mbështetësit e Presidentit Donald Trump shkuan në një qendër të numërimit të votave në Detroit, Miçigan, për të kërkuar ndërprerjen e numërimit.

Sakaq rezultati është ende i paqartë.

10:20/ Georgia drejt përfundimit të numërimit

Në Georgia kanë mbetur për t’u numëruar edhe 100 mijë votat e fundit. Qarku i Fulton ku ka edhe më shumë votues, ka vendosur të numërojë votat edhe përgjatë natës.

Numëruesit po vijojnë punën duke numëruar rreth 3000 vota për orë.

Fulton është njohur gjithmonë si bastion demokratik, ndërkohë që për momentin po numërohen votat që kanë mbërritur me postë.

08:57/ Biden drejt fitores në Arizona

Kandidati demokrat Joe Biden po fiton edhe në shtetin e Arizonës. Numërimi thuajse ka përfudnuar në njërin prej qyteteve më të mëdha të zonës, ku Biden është rreth 10 mijë vota para Trump.

Deri më tani rezultati në Maricopa nxjerr fitues Joe Biden me 912.585 vota, kundrejt 835.071 vota të republikanit Trump.

Maricopa është vendi që ka më shumë votues në shtetin e Arizonës.

Numërimi rinisi pasi policia shpërndau protestuesit që rrethuan qendrën e zgjedhjeve, të cilët mbështesnin idenë e rinumërimit të votave.

8:42/ Prokurori i Përgjithshëm i Nevada “i shpall” luftë Trump-it

Prokurori i Nevadas Aron Ford ka reaguar kundër kërkesave të kampit të Trump për rinumërim të votave. Trump pretendon se numërimi në këtë shtet nuk ka qenë i rregullt.

Ford ka deklaruar se shteti i Nevadas do të kundërshtojë çdo sfidë ligjore që vjen kundër rezultateve.

08:25/ Procesi i numërimit duket se ka sjellë ndryshime rrënjësore në rezultatet e zgjedhjeve në SHBA.

Kandidati Joe Biden ka kaluar ndjeshëm rezultatin e Donald Trump, duke kryesuar me 253 vota (mandate) në krahasim me presidentin aktual 213 vota.

Numërimi në disa shtete vijon ende, ndërkohë që Joe Biden doli mbrëmjen e djeshme në një deklaratë ku shpalli fitoren e parakohshme pasi doli në avantazh në dy shtetet venditare të Ëinconsit dhe Michiganit.

Një rezultat i tillë u kundërshtua nga kampi Trump, të cilët kërkuar rinumërimin e votave në këto shtete, duke pretenduar se procesi nuk ka qenë i ndershëm.

Sakaq vijon numërimi në 6 shtete, në të cilët 4 kryeson Donald Trump dhe 2 të tjera Joe Biden.

Në Pensilvani, ku aktualisht janë numëruar 89% të votave, Trump kryeson me 50.7% dhe Biden 48.1% të tyre.

Në Karolinën e Veriut janë numëruar 95% e votave, Trump ka marrë 50.1% të votave, ndërsa Biden 48.6%.

Në Nevada janë numëruar 86% të votave, Joe Biden 49.3% dhe Trump 48.7%.

Në Arizona janë numëruar 84% e votave, Biden kryeson me 50.7% dhe Trump ka marrë vetëm 47.9%.

Në Alaskë Trump është në avantazh me 62.9% të votave ndaj Biden që ka marrë vetëm 33%.

Në Georgia Trump ka marrë 49.6% të votave, ndërsa Biden ka marrë 49.1%.

23:30 Ka mbetur ende pa u mbyllur numërimi në disa shtete kryesore të cilat janë vendimtare në garën presidenciale.

Po vijon numërimi në Alaska, Arizona, Geogria, North Carolina, Nevada dhe Pensilvania. Deri tani Biden drejton garën me 253 vota elektorale kundrejt 213 që ka Trump.

22:45 OSBE/ODIHR kundër Trump: Pretendimet e pabazuara për vjedhje votash, cënojnë besimin te institucionet

Vëzhguesit e OSBE (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë) dënon pretendimet e presidentit të SHBA, Donald Trump në lidhje me “vjedhjen” e zgjedhjeve presidenciale nga demokratët.

Në një deklaratë të sajën, e publikuar edhe në faqen zyrtare në internet, OSBE/ODIHR, dënon pretendimet e presidentit aktual të SHBA, përcjell Ora News.

“Askush, asnjë politikan, asnjë zyrtar i zgjedhur, nuk duhet të kufizojë të drejtën e njerëzve për të votuar. Pas një fushate kaq dinamike, numërimi i çdo vote është një detyrim themelor për të gjitha degët e qeverisë”, shprehet Michael Georg Link, Koordinator Special dhe Drejtues i misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE.

“Pretendimet e pabazuara për mangësi sistematike, veçanërisht nga Presidenti në detyrë, përfshirë natën e zgjedhjeve, dëmtojnë besimin e publikut në institucionet demokratike”, vijon deklarata e OSBE/ODIHR.

22:10 Trump kërkon ndalim të numërimit edhe në Pensilvani

Pas Wisconsin, tashmë I fituar nga Joe Biden, Donald Trump kërkon ndalimin e numërimit edhe në shtetin e Pensilvanisë.

Lajmin e bën të ditur avokati I tij Rudy Giuliani, I cili është shprehur se ky veprim merret për shkak të parregullsive.

“Nuk do të lejojmë demokratët e Philadelphias të vjedhin votat”, tha ai.

Aktualisht, në Pensilvani, Trump po fiton me 52,2%, kundrejt 46,5% të Biden nga 83% e votave të numëruara.

21:35 Presidentin e ri të SHBA-ve e “zgjedh” drejtësia?

Të dy grupet drejtuese të fushatës të preisdentit Donald Trump dhe kandidatit demokrat Joe Biden u kanë dërguar mesazhe mbështetësve të tyre duke bërë thirrje për një mbledhje fondesh për të mbështetur përpjekjen e re në pikëpamjet, proceset gjyqësore para gjykatave ku do të diskutohet vlefshmëria e votës.

Trump ka depozituar një padi ku kërkon mbylljen e procesit të numërimit të votave në Michigan.

“Ne kemi ngritur padi sot për të pezulluar procesin e numërimit në Michigan. Ne gjithashtu kërkojmë të rishikojmë ato fletëvotime të hapura dhe të numëruara”, deklaroi më herët drejtuesit e fushatës së Trump.

20:45 Joe Biden fiton shtetin e Wisconsin

Agjencia e lajmeve AP raporton se kandidati demokrat, Joe Biden, ka fituar shtetin e Wisconsin duke i siguruar kështu edhe dhjetë vota elektorale.

20:14 Trump depoziton kallëzimin për ndalimin e numërimit në Michigan, Biden: Mbrojmë votat

Presidenti Donald Trump bën një tjetër lëvizje duke depozituar në gjykatë një kallëzim I cili kërkon ndalimin e numërimit të votave në shtetin e Michigan.

Lëvizja e Republikanit vjen pak para se Joe Biden të shpallë fitoren.

Ndërkohë, kandidati demokrat është shprehur se do të mbrohet çdo vote.

“Duhet të garantojmë që çdo votë do të numërohet. Jemi duke kryer mbrojtjen më të madhe elektorale që është parë ndonjëherë. Nuk I takon Donald Trump të vendosë kush fiton, por njerëzve”, është shprehur Biden.

19:12 Trump: Do kërkojmë rinumërim në Wisconsin
Presidenti në detyrë I SHBA, Donald Trump është shprehur se do të kërkojë rinumërim votash në shtetin e Wiscnonsin, aty ku teksa numërimi I votave po përfundon, diferenca mes kandidatëve është minimale.

Joe Biden është duke fituar, edhe pse rezultati nuk është ende zyrtar.

18:59 Twitter fshin postimin e Trump për “zhdukjen e avantazhit”

Një ditë pas zgjedhjeve në SHBA, Twitter ka fshehur një postim të presidentit Donald Trump, në të cilin ai ka shkruar se avantazhi i tij në shtetet kyçe, të udhëhequra nga demokratët, “ka nisur të zhduket me magji”.

Twitter ka ndërmarrë veprim të ngjashëm edhe ndaj një postimi tjetër, në të cilin Trump ka thënë se kundërshtarët e tij “janë duke bërë përpjekje t’i vjedhin votat”.

Të dyja mesazhet janë tani të fshehura pas paralajmërimeve se këto pretendime janë të diskutueshme dhe mund të jenë çorientuese.

Fshehja e tyre po ashtu i kufizon mundësitë e përdoruesve për të pëlqyer postimet ose për t’u përgjigjur në to.

Facebook ka vendosur “kuti të kontrollit të fakteve” te mesazhet e njëjta të Trumpit në platformën e tij, duke thënë se rezultatet përfundimtare mund të marrin më shumë kohë se normalisht.

18:33 Fitore e Trump në gjykatë? Ja çfarë thotë kreu i senatorëve Republikanë

Lideri i senatorëve republikanë dhe aletati i ngushtë i Donald Trump, Mitch McConnell, bën një hap pas sa i përket deklaratave të presidentit se ka fituar zgjedhejt presidenciale.

“Të thuash kam fituar zgjedhjet është diçka ndryshe nga përfundimi i procesit”, ka thënë ai.

Sa i përket një fitoreje të mundshme në gjykatë, McConnel është shprehur: “Nëse ka mospërpurthje, do ti drejtohemi gjykatës. Kështu ndodh në këtë vend”, përcjell Ora News.

18:20 Rezultati në shtetet kyçe deri në orën 18:15

Arizona (11 vota elektorale)
Georgia (16 vota elektorale)
Biden 51.0%, Trump 47.6% (pothuajse zyrtare)

Edhe pse garë e ngushtë këtë vit, Arizona ka votuar për kandidatin republikan në çdo zgjedhje presidenciale – përveç vitit 1996 – që nga viti 1952. Donald Trump ka fituar me rreth 4 për qind në vitin 2016.

Trump 50.5%, Biden 48.3%

Xhorxhia ka votuar për kandidatin republikan në nëntë nga dhjetë zgjedhjet e kaluara presidenciale. Donald Trump ka fituar me rreth 5 për qind në vitin 2016.

Michigan (16 vota elektorale)
Biden 49.5%, Trump 48.9%

Miçigeni ka votuar për kandidatin demokrat qysh në vitin 1992, derisa Donald Trump ua ka kthyer republikanëve atë, më 2016. Trump e ka fituar para katër vjetësh me 0.2 për qind.

Nevada (6 vota elektorale)
Biden 49.2%, Trump 48.6%

Nevada është shtet i lëkundur prej kohësh. Ajo ka votuar për fituesin e zgjedhjeve, përveç në dy raste, qysh në vitin 1912. Një nga këto raste ka qenë më 2016, kur kandidatja që i ka humbur zgjedhjet, Hillary Clinton, e ka fituar Nevadën me 2 për qind.

Pensilvania (20 vota elektorale)
Trump 53.5%, Biden 45.3%

Pensilvania ka votuar për kandidatin demokrat qysh më 1992, deri më 2016, kur ka fituar Donald Trump. Trump e ka fituar atëbotë me 0.7 për qind.

Wiskonsin (10 vota elektorale)
Biden 49.6%, Trump 49%

Wiskonsin ka votuar për kandidatin demokrat qysh më 1988, deri më 2016, kur ka fituar Donald Trump. Trump e ka fituar atë me 0.8 për qind.

18:18 – Donald Trump nuk i ndal postimet e tij ne Twitter në lidhje me procesin e numërimit që po ndodh në SHBA momentalisht.

Trump shkruan se pala kundërshtare po mundohet që të zhdukë avantazhin e tij në Pensilvani Michigan dhe Wisconsin, duke shtuar vota për Biden.

Trump: Ata po punojnë shumë për të zhdukur avantazhin e 500,000 votave në Pensilvani – sa më shpejt. Po kështu, Michigan dhe shtet e tjera! Ata po gjejnë vota për Biden në të gjithë vendin – në Pensilvani, Wisconsin dhe Michigan. Kaq keq për vendin tonë!

18:10 Michigan, rezultatet mbyllen brenda ditës, Biden paralajmëron luftë në gjykata

Sekretari i Shtetit në Michigan është shprehur se rezultati I votimeve për këtë shtet do të mësohet brenda ditës.

Nga ana tjetër, drejtuesit e fushatës së demokratit Joe Biden janë shprehur se, “janë të gatshëm të luftojnë në të gjitha gjykatat0”, përcjell Ora News.

Këshilltari ligjor i Biden, Robert Bauer është shprehur se, “jemi shumë të përgatitur të luftojmë në çdo gjykatë”.

17:30 Kombinimet që shpallin fitues Donald Trump dhe Joe Biden

Ende nuk dihet se kush I ka fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Rruga që të çon drejt Shtëpisë së Bardhë Bardhë mesa duket kalon përmes Michigan, Wisconsin dhe Pensilvanisë, tre shtetet që i dhanë presidentit fitoren katër vjet më parë.

Në të tre këto shtete Donald Trump kishte një avantazh të madh, por në Wisconsin dhe Michigan, Joe Biden rihapi garën dhe tani kryeson.

Për t’u bërë president, kandidati demokrat duhet të fitojë në Michigan dhe Wisconsin dhe gjithashtu të sjellë në shtëpi Nevadën. Me këtë kombinim, Biden do të arrinte 270 votat e nevojshme elektorale të nevojshme për t’u bërë president.

Në Pensilvani, Presidenti Trump ka një diferencë prej rreth 590,000 vota dhe ka deklaruar fitoren herët. Ai deri më tani ka fituar 2.97 milionë vota, Biden 2.387 milionë. Sidoqoftë, jemi ende te 76% e numërimit, dhe Guvernatori Tom Wolf tha se kishte mbi një milion vota me postë për të numëruar.

Ajo që vlen, në fakt, është mbi të gjitha vota me postë, që ka një trend demokratik.

Në Michigan,numërimi ka arritur në 90% dhe Biden ka kaluar Trump: 2.515 milionë vota kundrejt 2.506 milionë. Më shume se 5 milionë vota ndahen për 10 000 vota. Por mungojnë shumë vota me postë që duhen numëruar.

Si shpallet fitues Donald Trump?

“Corriere” shkruan se Trump do të kishte nevojë vetëm për 54 vota elektorale për të fituar, të cilat ai mund t’i marrë në kombinime të ndryshme:

– Georgia, Wisconsin, Michigan dhe Carolina e Veriut;

– Pensilvania dhe çdo 3 nga këto 4 shtete: Georgia, Wisconsin, Michigan dhe Carolina e Veriut.

Si shpallet fitues Joe Biden?

Biden mund të shkojë në Shtëpinë e Bardhë duke fituar, përveç Nevadës (ku ai është përpara 25,000 vota me 79% të numëruara), Georgia, e cila do të ndryshonte shumë dinamikën elektorale: dhe qëllimi duket i vështirë, por jo i pamundur me një shtet midis Wisconsin, Michigan ose Pensilvanisë.

Presidenti i SHBA Donald Trump dhe sfiduesi demokrat Joe Biden janë në një garë të ashpër për të fituar një mandat katër-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë, por rezultati i zgjedhjeve duket se do të varet nga garat në disa shtete të lëkundura të ashtuquajtura “shtete fushëbetejë”. Sipas mediave amerikane Biden kryeson rezultatin me 224 vota elektorale i cili ndiqet nga presidenti aktual Trump me 213.

Presidenti Trump ka fituar në përfshijnë Ohajon, Teksasin, Floridan dhe Kentakin, ku udhëheqësi i shumicës republikane të Senatit Mitch McConnell fitoi gjithashtu rizgjedhjen.

Fitoret e zotit Biden përfshijnë shtete si Kalifornia, Ilinoi, Virxhinia dhe shtetin ku ai banon, Delauer

Ndërkohë janë 9 shtete që ende është vështirë të përcaktohet fituesi, Xhorxhia, Karolina e Veriut, Pensilvania, Miçigan, Uiskonsin, Mejn, Arizona, Nevada dhe Alaska./oranews/

Të fundit