28/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Veseli, Thaçi dhe Selimi në Hagë, reagon qeveria e Kosovës: UÇK luftoi për lirinë tonë, askush nuk është fajtor pa vendim përfundimtar

Qeveria e Kosovës ka reaguar menjëherë pëe konfirmimet e aktakuzave nga Gjykata Speciale e Hagës për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Në një reagim zyrtar, qeveria e Kosovës ka shprehur besimin ndaj luftës së drejtë të UÇK, ndërkohë që vijon më tej me “Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për çlirimin e vendit tonë, për mbrojtjen e pragut të shtëpisë, e jo në tokë të huaj, dhe si e tillë gëzoi mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, që kulmoi me fushatën e bombardimeve të NATO-s.”

Reagimi i qeverisë: Qeveria e Republikës së Kosovës po i përcjell me vëmendje zhvillimet e fundit rreth Dhomave të Specializuara, të cilat janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Republikës së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës beson thellë në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e vendit, që mbetet një nga periudhat më të ndritshme të historisë.
Askush nuk mund të gjykojë luftën tonë për liri.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për çlirimin e vendit tonë, për mbrojtjen e pragut të shtëpisë, e jo në tokë të huaj, dhe si e tillë gëzoi mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, që kulmoi me fushatën e bombardimeve të NATO-s.
Qeveria e Republikës së Kosovës, konsideron se askush nuk mund të konsiderohet fajtor pa vendim përfundimtar të organeve kompetente të drejtësisë.
Bartësit e institucioneve si dhe qytetarët e Kosovës kanë qenë gjithmonë dhe vazhdojnë të jenë shembull për respektim dhe bashkëpunim me drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare.

Të fundit