24/05/2024
19.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gashi në Dibër: BDI ka zgjedhur ta shajë Rusinë, për t’i ikur kritikës për hajninë

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi nga tubimi qendror i koalicionit VLEN në Dibër, tha se është i sigurt se emri i zgjedhur i dibranëve për të votuar në zgjedhjet presidenciale do të jetë emri i Arben Taravarit.

Gashi tha se ata nuk kanë dilemë se Maqedonia e Veriut e ka vetëm një mundësi dhe ky është integrimi i vendit në BE.

“Siç nuk kemi asnjë dilemë se ky integrim nuk mund të ndodhë derisa kemi një nomenklaturë politike që shquhet për angazhim antieuropian”, u shpreh Gashi. Gashi tha se “BDI në pamundësi që të flet për arsimin sepse janë shkatërrues të arsimit, në pamundësi të flasin për ekonominë, për shkak se janë vet fajtorët e varfërisë, në pamundësi që të flasin për korrupsioni sepse ata janë ajka e të korruptuarve, në pamundësi të flasin për drejtësinë sepse ata janë abuzuesit me gjyqësinë dhe prokurorinë, ata kanë zgjedhur ta shajnë Rusinë, që ashtu ti shpëtojnë kritikës për hajninë”.

Afrim Gashi tha se opozita e bashkuar ka ofertë por së pari BDI duhet të jep llogari, sepse sipas tij, ata nuk mund të fshihen pas Rusisë duke i ikur llogarisë që duhet dhënë para popullit.

Të fundit