Të tjera lajme

BOKS: KRISTIAN PRENGA TË SHTUNËN SFIDON ANTHONY JOSHUAN

Xhide e Arabisë  Saudite të shtunën është nikoqire e spektaklit të madh të boksit, ku në ring  do të ketë 13 lufta me boksier  të  njohur, ndërsa dueli kryesor i mbrëmjes  do të jetë përballja mes  Anthony Joshua dhe shqiptarit Kristian Prenga.

Të shtunën më  25 korrik në Xhide të Arabisë Saudite zhvillohet  një spektakël i  madh i boksit profesionale mes 36 vjeçarit Anthony Joshuas dhe boksierit shqiptar, 25 vjeçarit  Kristian Prenga.

 Anthony Joshua ish-kampioni i botës në peshat e rënda do të zhvillojë ndeshjen e tij të parë pas rikthimit në stërvitje, pas aksidentit tragjik automobilistik në dhjetor, ku humbën jetën dy miq të tij të ngushtë. 

 Boksieri  shqiptar Prenga ka një bilanc të fortë prej 20 fitoreve dhe vetëm 1 humbjeje.

 Interesant është fakti se të gjitha fitoret e tij kanë ardhur me nokaut.  Joshua  deri  më tani  në boksin profesional  ka  33  luftëra  prej  të  cila  29  fitore  dhe  4  humbje.  Para kësaj ngjarjeje, Joshua kishte mposhtur me nokaut Jake Paul në një duel që tërhoqi vëmendjen e madhe të publikut. Nëse fiton ndaj Prengës, britaniku pritet të finalizojë duelin e madh me Tyson Furyn, për të cilin mediat britanike raportojnë se marrëveshja tashmë është arritur.

Përballja mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës do të zhvillohet të shtunën, më 25 korrik, në Jeddah Superdome, në Arabinë Saudite me  fillim në ora  22;00. Në program janë plot 13 duele, ndërsa ndeshja kryesore e mbrëmjes do të jetë ajo mes Joshuas dhe Prengës.

Shaban Sinani – TV Koha

Të fundit