25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

GIZ me donacion për MPB-në për projektin “Parandalimi dhe lufta kundër tregtisë me njerëz në Ballkanin Perëndimor”

Koordinatorja Kombëtare e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Magdalena Nestorovska, sot e pranoi donacionin nga GIZ (shoqatë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar) i cili u sigurua nga projekti “Parandalimi dhe lufta kundër tregtisë me njerëz në Ballkanin Perëndimor”, i cili koordinohet nga Qendra Rajonale MARRI si përgjigje ndaj situatës me KOVID-19, informojnë nga MPB-ja.

“Donacioni përfshin maska KN95, maska kirurgjikale, doreza latex, termometra pa kontakte, spërkatës antiseptik dhe mjete dezinfektuese, syze mbrojtëse, dhe i njëjti do të dedikohet për anëtarët e Komisionit Kombëtar, Njësinë Kombëtare për luftë kundër tregtisë me njerëz dhe emigracionit të paligjshëm, Qendrën për persona viktima të tregtisë me njerëz dhe shfrytëzim seksual dhe Qendrën e pranimit-transitit Vinojug”, kumtuan nga MPB-ja. ls/shk/

Të fundit