25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjashtë raste të reja me koronavirus, shkon në 70 numri i të infektuarve

Ka shkuar në 70 numri i personave të infektuar me koronavirus. Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në komunikimin e përditshëm bëri të ditur se në total janë testuar 732 raste të dyshuara.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 6 raste të reja, 5 nga Tirana, 2 prej te cileve kontakti, tre raste të reja dhe një 82 vjeçare nga Fieri.

Ndërsa numri i viktimave deri tani është 2.

Tiranë 50 qytetarë
Durrës 5 qytetarë
Lushnje 2 qytetarë
Elbasan 2 qytetarë
Fier 7 qytetarë
Rrogozhinë 2 qytetarë
Kavajë 2 qytetar

35 te infektivi, 3 në terapo intensive-3 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Lutje për qytetarët- Mos shkoni menjëherë në spital! Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencavem duhet të telefonohet numri unik I urgjencës kombëtare 127!

Respektoni masat-Edhe një herë përsërisim apelin për qytetarët për të respektuar masat e distancimit social, të qëndrojnë në shtëpi, të ndihmojnë veten e tyre dhe të afërmit e tyre që të mos preken nga COVID-19 dhe të ndihmojnë stafet mjekësor për të përballuar këtë situatë.oranews.

 

Të fundit