22/10/2024
11.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gostivari nikoqir i festës së librit

Nga data 17-20 shtator, gostivari është nikoqir i panairit tradicional “ festa e librit” i cili këtë vit numëron edicionin e tij të katër. Mbrëmë ishte hapja solemne ndërsa në mesin e dhjetra shtëpive botuese , gostivari kishte nderin ta mirëpres edhe shkrimtarin e mirënjohur Xhabir Ahmeti , për jetën dhe veprën e te cilit folën profesorët Fatmir Sulejmani dhe Salajdin Saliu.

Nata e parë u begatua edhe me promovimin e dytë të librit të autores Leme Ahmedi , të titulluar zemër e thyer. Shpend bajrami, në cilësi të organizatorit , tha se pritshmëritë e tij ishin që panairi të frekuentohej nga një numër sa më i madh lexuesish, të cilët do të begatonin netët promovuese . Kjo ishte edhe arsyeja shton ai që këtë vit festa e librit po organizohet në shesh, ku lëvizja e qytetarëve ësht më e madhe Vendi për ta nderuar këtë ngjarje të rëndësishme në qytet, kishin dalur shumë dashamirë të librit, ne mesin e tyre edhe kryari i komunës së gostivarit Valbon Limani.

Mbrëmja promovuese u begatua edhe nga pjesa artistike pritshmëritë janë që ky organizim dhe të tjera që kanë në fokus librin, ndikojnë në rritjen e dëshirës për lexim sidomos në mesin e të rinjve dhe nxënësve të shkollave, tek të cilët vlerësimi I përgjthëm flet se kultura e leximit është dëmtuar dukshëm nga internet dhe ajo që ofron teknologjia./TV KOHA/

Të fundit