04/10/2024
13.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mbi 100 zjarre si pasojë e mos pastrimit të oxhaqeve gjatë sezonit të ngrohjes së vitit të kaluar në Tetovës

Rreth 100 zjarre janë regjistruar nëpër objekte banimi gjatë sezonit të ngrohjes së vitit të kaluar në Tetovës.Kjo si pasojë e mos pastrimit të oxhaqeve.Kështu bëjnë të ditur nga njësia e zjarrfikësve në Tetovë. Edhe përkundër shumë apeleve nga ana jonë që në kohë të bëhet pastrimi i oxhaqeve megjithatë vazhdojnë të neglizhohen apelet tona dhe kjo pastaj ka pasoja, thekson Avni Ameti, komandant i Njësisë së Zjarrfikësve në Tetovë.

Në ndërkohë, nga policia e Tetovës thonë se ditët e fundit, veçanërisht në mëngjes dhe në mbrëmje vonë, në rajonin Tetovë-Gostivar kanë qenë të pranishme temperatura relativisht të ulëta, të cilat e kanë intensifikuar sezonin e ngrohjes, jo vetëm nëpër banesa, por edhe në objekte komerciale, publike dhe të tjera. “Për shkak të kësaj, mundësitë për zjarre janë rritur ndjeshëm këto ditë, para së gjithash si pasojë e pakujdesisë njerëzore, instalimeve vjetëruara elektrike dhe të rrënuara në ndërtesa, furrave me defekte dhe oxhaqeve të papastruar me kohë në shtëpi apo objekte banimi”, thonë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë.Nga policia e Tetovës, sërish apelojnë tek qytetarët për vigjilencë maksimale, gjegjësisht të mos i lënë të ndezura aparatet ngrohëse kur nuk ndodhen për një kohë të gjatë në shtëpi apo ambiente të punës, e sidomos jo ngrohëset, kondicionerët apo shporet me dru. “Sepse mjafton vetëm një shkëndijë e vogël për të ndezur një zjarr të madh me pasoja të rënda materiale dhe të tjera. Kjo vlen veçanërisht për ndërtesat e banimit, ku lokalizimi i zjarreve është shumë më i vështirë, për shkak të mungesës së pajisjeve të nevojshme në shumë prej tyre dhe aksesit të vështirë në ndërtesa, kryesisht për shkak të ndërtimit apo arsyeve të tjera”apelojnë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë./TV KOHA /

Të fundit