01/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Greqi, 11 deputetët e dorëhequr nga SYRIZA formojnë grup parlamentar

Njëmbëdhjetë deputetë në parlamentin grek që u larguan nga partia më e madhe opozitare SYRIZA muajin e kaluar njoftuan formimin e një grupi të ri parlamentar, transmeton Anadolu.

Udhëheqësi i grupit të së Majtës së Re, ish-ministri i Brendshëm, Alexis Charitsis, tha se ata donin “një të majtë të re, moderne, evropiane, një të majtë të besueshme, militante, vizionare, një të majtë të gjerë dhe të hapur që flet sinqerisht dhe qartë”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve AMNA.

Duke argumentuar se skena politike greke po kalon një krizë të madhe, e cila është evidente përmes ndarjeve në ish-partinë e tyre SYRIZA, ai tha se ka nevojë për të paraqitur një plan të shëndoshë, ambicioz që do të japë përgjigje “për pyetjet e mëdha të kohës tonë: kriza klimatike, pabarazitë sociale dhe demokracia e përgjithshme cilësore në shekullin 21”.

“E Majta e Re do të bëjë një betejë të madhe në zgjedhjet evropiane në qershor 2024 me ide progresive që do të kthehen në veprim”, tha Charitsis.

Deputetët akuzuan kreun e SYRIZA-s, Stefanos Kaselakis, për udhëheqjen e partisë “në mënyrë jodemokratike”.

Në mesin e deputetëve të larguar nga partia janë ish-ministrja e Punës, Efi Achtsioglou, ish-zëvendësministrja e Jashtme, Sia Anagnostopoulou, ish-zëvendësministri i Punës, Nasos Iliopoulos, ish-zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos, një nga themelueset e partisë, Meropi Tzoufi, ish-zëvendësministrja e Solidaritetit Social, Fotiou Theano, ish-ministri i Brendshëm, Alexis Charitsis, si dhe dy deputetët Özgür Ferhat dhe Hüseyin Zeybek që përfaqësojnë pakicën turke të vendit në Trakinë Perëndimore.

Të fundit