30/04/2024
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Greqia e ndërmori kryesimin me Komitetin e ministrave të Këshillit të Evropës

Greqia sot e ndërmori kryesimin e Komitetit të ministrave të Këshillit të Evropës, gjatë kohës së takimit, i cili u realizua me video konferencë me përfaqësuesit e 47 shteteve anëtare të organizatës më të vjetër panevropiane, njoftoi korrespondenti i MIA-s.

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjeorgjisë, David Zalkaliani ka prezantuar rezultatet e kryesimit së vendit të tij, ndërsa ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Greqisë, Miltiadis Varviciotis i paraqiti prioritetet e kryesimit grek për gjashtë muajt e ardhshëm.

Duke marrë parasysh kontekstin aktual, Greqia ka zgjedhur ta vendos kryesimin e saj nën shenjën e mbrojtjes së shëndetit publik dhe përgjigjes ndaj krizës shëndetësore, duke respektuar të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin juridik.

Në mes prioriteteve të tjera përfshihen edhe pavarësia e gjyqësorit dhe sundimi i ligjit, si dhe mbrojtja e fëmijëve të rrezikuar dhe të drejtat e brezit të ri në arsimin digjital, ambientin jetësor dhe fushën sociale.

Më 4 nëntor, Athina do të organizojë takim të Komitetit të ministrave, i cili do të bashkojë 47 ministrat e Punëve të Jashtme, si dhe ceremoni për të shënuar 70 vjetorin e Konventës evropiane për të drejtat e njeriut. Gjermania do ta pasojë Greqinë si kryesuese e Komitetit të ministrave të Organizatës. bs/bsh/

Të fundit