19/05/2024
19.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lideri i demokratëve shqiptarë u gjobit me para, ndërsa ngeli edhe pa patentë shoferi për shkak të qëndrimit në Durrës

Lideri i partisë më të madhe të opozitës në Shqipëri, Partia Demokratike (PD), Lulzim Basha, është gjobitur me para, ndërsa i është marrë edhe patenta e shoferit për shkak të mosrespektimit të masave për mbrojte nga Kovid-19 dhe përhapje të sëmundjes.

Basha po qëndronte në qytetin e Durrësit ku pati takim me përfaqësuesit e sektorit të tregtisë në një restorant i cili sipas masave të planifikuara ishte i mbyllur.

Pas lajmeve që u shfaqën në portale dhe rrjete sociale u paraqit edhe policia shqiptare, duke e publikuar procesverbalin zyrtar të ngjarjes.

“Kryetari i Partisë Demokratike L.B. është gjobitur me para, ndërsa i është marrë edhe patenta e shoferit. Gjithashtu pronari i restorantit A.H. , ku u zhvillua takimi, u gjobit me 8,000 euro. Gjobë me para morën edhe dhjetë persona të tjerë të cilët ishin pjesëmarrës në takim”, qëndron në kumtesën e policisë.

Midis atyre që u gjobitën me para, sipas mediave, është edhe kryetari i degës së PD-së për Durrësin, Ferdinand Xhaferi, si dhe kryetari i Odës së Tregtisë së qytetit, Alban Isteri.

“Përhapja e lajmeve në media ka çuar në një procedurë administrative të bazuar në një akt normativ,” theksojnë nga policia.

Patentë shoferi i Bashës, i cili jeton në Tiranë, është marrë për mosrespektimin e masës për ndalesë për t’u larguar nga Tirana, pasi është një nga gjashtë bashkitë që konsiderohet zonë e kuqe dhe përjashtohet nga paketa e fundit e masave lehtësuese të Qeverisë.

Policia e shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve, veçanërisht atyre në zonat e kuqe që ta respektojnë me përpikëri orarin e lëvizjes dhe distancën fizike dhe në këtë kontekst kërkon mirëkuptim dhe ndihmë nga qytetarët dhe kontributin e tyre në ballafaqimin me virusin e rrezikshëm. ls/shk/

Të fundit