22/04/2024
7.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gruaja 49 vjeçe nga Kumanova ndërroi jetë në aksidentin e djeshëm në rrugën Kumanovë-Tabanoc! I përfshirë në aksident edhe këngëtari serb

Një person grua nga Kumanova ka humbur jetën, ndërsa tre persona tjerë janë lënduar nga aksidenti i mbrëmjes së djeshme në autostradën Kumanovë-Tabanoc, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se nga tre veturat e përfshira në aksident, njëra po drejtohej nga një shtetas i Serbisë, i cili gjithashtu ka marrë lëndime nga aksidenti.

“Me datën 20.01.2024 rreth orës 20:00 në SPB-Kumanovë është raportuar se në rrugën magjistrale Kumanovë – vendkalimi kufitar Tabanoc, rreth 2 km para pikës kufitare, ka ndodhur një aksident trafiku mes automjet të pasagjerëve “Volkswagen Polo” me targa të Kumanovë, që po drejtohej nga B.T.(24) nga Kumanova, automjeti i udhëtarit “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit i drejtuar nga V.P.(45) nga Kumanova dhe automjeti i pasagjerëve “Opel Insignia” me targa të Serbisë i drejtuar nga GJ.N. (59) nga Republika e Serbisë. Në aksident nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë L.T.(49) nga Kumanova, pasagjere në veturën “Polo”, ndërsa mjeku i Emergjencave të Kumanovës ka konstatuar vdekjen. Të lënduar rëndë janë edhe V.P. dhe B.T., ndërsa i lënduar është edhe GJ.N.”, thonë nga MPB.

Mediumet serbe shkruajnë se shtetasi serb që është përfshirë në aksident është Gjorgje Nikoliq, i njohur me emrin Gjorgje David, këngëtar roku dhe anëtarë i jurisë së “Ujet e Grandit”.

Të fundit