04/05/2024
7.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Grubi dhe Rustemi i kërkojnë “Sinohydro”-s që deri në fund të vitit 2023 të përfundojë autostrada Kërçovë-Ohër

Edhe pse kanë mbetur edhe 7 muaj deri në përfundimin e ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër, megjithatë përsëri pritet një vonesë e re.

Drejtor i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi ka deklaruar se çdo ditë është në komunikim me përfaqësuesit e kompanisë kineze për të përfunduar punimet deri në fund të vitit, kur edhe skadon afati.

“Kemi parë një realizim të dukshëm kohëve të fundit që e shohin edhe vetë qytetarët, jemi në bisedime të vazhdueshme dhe monitorojmë realizimin e punimeve, kemi marrëveshje deri më 31 dhjetor 2023 për të përfunduar projektin dhe jemi bashkë çdo javë në takime me mbikëqyrësit, me kompaninë “SinoHydro” me të gjitha kooperativat që punojnë dhe planet dinamike dhe realizimin e ndjekim çdo ditë”, thotë Rustemi, përcjell Indeks.mk

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi e quajti ndërtimin e kësaj autostrade një projekt fatkeq të nisur në vitin 2013. Ai nënvizoi se përfundimi i tij do të jetë në fund të vitit ose në pranverën e vitit tardhshm.

“Rruga Kërçovë-Ohër tashmë është e hapur. Po ndërtohet, gjërat po intensifikohen dhe ne jemi marr vesh me kryeministrin Dimitar Kovaçevski që të thërrasim ndërtuesit në takim dhe të kërkojmë që të intensifikohet ndërtimi deri në fundt të këtij viti ose më së voni deri në pranverën e vitit të ardhshëm”, është shprehur decid zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi.(Indeks.mk)

Të fundit