18/06/2024
18.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Grubi: Edhe pse jemi opozitë, Tetova është e jona

Zëvendëskryeministri Artan Grubi u shpreh se përkundër fakti që BDI në Tetovë është opozitë, ai dhe partia e tij po realizojnë projekte në të mirë të qytetarëve të kësaj komune.

“Pa marrë parasysh që opozita udhëheq me Tetovën, Tetova është e jona. Ne përkujdesemi për Tetovën, nuk do heqim dorë për Tetovën dhe në asnjë moment të vetëm nuk mendojmë që të hakmerremi politikisht në dëm të qytetarëve të Tetovës. Përkundrazi ja ku i bëjmë, shkollat i bëmë ne, pishinat i bëmë ne, bulevardet i bëjmë ne, rrugët i bëjmë ne, qarkoren e Tetovës ja ku po e bëjmë ne. Edhe pse jemi opozitë, Tetova është absolutisht e jona dhe nuk e meritojnë qytetarët e Tetovës të vuajnë për arsye të keqmenaxhimit komunal”, deklaroi Artan Grubi në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin./KlanMacedonia

Të fundit